(VIDEO) Turqi, presidenti Erdogan shpalos kabinetin e ri
Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan shpalosi kabinetin e ri. Presidenti turk i zbuloi anëtarët e ri të kabinetit pasi më herët u betua në Asamblenë e Madhe Kombëtare dhe pas ceremonisë së inaugurimit në Kompleksin Presidencial në Ankara, raportoi Anadollu. Anëtarët e kabinetit të ri janë si në vijim:
Ministër i Drejtësisë: Yılmaz Tunç
Ministre e Familjes dhe Shërbimeve Sociale: Mahinur Ozdemir Goktash
Ministër i Punës dhe Sigurimeve Shoqërore: Vedat Ishıkhan
Ministër i Mjedisit, Urbanizimit dhe Ndryshimeve Klimatike: Mehmet Ozhaseki
Ministër i Jashtëm: Hakan Fidan
Ministër i Energjisë dhe Burimeve Natyrore: Alparslan Bayraktar
Ministër i Rinisë dhe Sporteve: Osman Ashkın Bak
Ministër i Thesarit dhe Financave: Mehmet Shimshek
Ministër i Brendshëm: Ali Yerlikaya
Ministër i Kulturës dhe Turizmit: Mehmet Nuri Ersoy
Ministër i Arsimit Kombëtar: Yusuf Tekin
Ministër i Mbrojtjes Kombëtare: Yashar Güler
Ministër i Shëndetësisë: Fahrettin Koca
Ministër i Industrisë dhe Teknologjisë: Mehmet Fatih Kacır
Ministër i Bujqësisë dhe Pylltarisë: Ibrahim Yumaklı
Ministër i Tregtisë: Omer Bolat
Ministër i Transportit dhe Infrastrukturës: Abdulkadir Uraloglu.
Erdogan njoftoi gjithashtu se Cevdet Yılmaz do të jetë nënpresident.
Turqia më 28 maj mbajti raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale pasi asnjë kandidat nuk siguroi më shumë se 50 për qind të votave të nevojshme për një fitore të plotë në raundin e parë më 14 maj. Erdogan fitoi garën me 52,18 për qind të votave, ndërsa kandidati i opozitës Kemal Kılıçdaroğlu mori 47,82 për qind, sipas rezultateve zyrtare. Po ashtu, në zgjedhjet parlamentare të 14 majit, që u mbajtën së bashku me ato presidenciale, Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AK) e Erdoganit siguroi 268 vende në parlament. Përveç AK Partisë, nga partnerët e saj të Aleancës Popullore, Partia e Lëvizjes Nacionaliste (MHP) fitoi 50 vende dhe Partia e Mirëqenies së Re (YRP) pesë, duke siguruar një shumicë të kombinuar prej 323 vendesh nga 600 gjithsej në parlament.
Me 169 deputetë, Partia Republikane Popullore (CHP), së bashku me partnerin e saj të koalicionit, Partinë IYI, morën gjithsej 212 vende në parlament, duke përfaqësuar opozitën kryesore Aleancën Kombëtare. 65 vendet e mbetura të parlamentit u fituan nga Aleanca e Punës dhe Lirisë, e përbërë nga Partia e Majtë e Gjelbër me 61 vende dhe Partia e Punës e Turqisë me katër. /SHENJA/