(VIDEO) Truproja e kryeministrit po hetohet për “zbulim të sekretit zyrtar”

(VIDEO) Truproja e kryeministrit po hetohet për “zbulim të sekretit zyrtar”

Gjykata Penale i ka caktuar 30 ditë paraburgim Angel Samarkovit, polic dhe anëtar i sigurimit të kryeministrit, Hristijan Mickoski, i cili dyshohet se ka bërë veprën penale “zbulim të sekretit zyrtar”. Paraprakishct, ministria e Punëve të Brendshme parashtroi kallëzim penal kundër personit në fjalë, pas aksionit të kryer të Departamentit për Kontroll të Brendshëm, Hetime Kriminalistike dhe Standarde Profesionale të MPB-së në koordinim me Prokurorinë për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, në kuadër të së cilit janë kryer veprime hetimore për bastisje të banesave, automjeteve dhe personave në zonën e SPB Veles.

MPB

“Gjatë zbatimit të aksionit policor dhe masave dhe aktiviteteve të ndërmarra, në parkingun përballë një hoteli në Veles, A.S., në automjetin e tipit BMW janë gjetur A.S., nëpunës policor në Departamentin për mbrojtje të personave dhe objekteve të caktuara dhe B.K., ndërsa gjatë kontrollit në automjet, personave iu gjet një çantë shpine me materiale zyrtare të MPB-së dhe personave u janë sekuestruar celularët, më pas janë privuar nga liria”.

LSDM pretendon se, truproja i arrestuar i ka dhënë informata grupit të Gërçecit dhe për këtë, ka hedhur dyshime se ekziston koordinim dhe bashkëpunim mes njerëzve më të afërt të Mickoskit dhe nëntokës kriminale.

Bogdanka Kuzeska, zëdhënëse e LSDM-së

“Por, atë që MPB nuk tregon, ajo që mbetet si mister, është se anëtari i sigurimit të kryeministrit Hristijan Mickoski, që e ka emëruar personalisht Mickoski, nuk qasje në informatat e fshehta, kush ia ka dhënë ato informata dhe deri ku do të shkojë hetimi. MPB duhet të përgjigjet, si i ka marrë ai informatat dhe kush e ka urdhëruar t’i jap ato informata këtij grupi”.

VMRO-DPMNE iu përgjigj akuzazve të LSDM-së, duke thënë se, kjo e fundit e ka të vështirë ta kuptojë luftën kundër krimit.

Valentin Manasievski, VMRO – DPMNE

“LSD-ja në vend që të përshëndesë aksionin e MPB-së dhe të mësojë sesi shteti duhet t’i mposhtë ata që abuzojnë me të, si një fëmijë që nuk i pëlqen asgjë, vetëm reagojnë sa për të thënë diçka, në mungesë të politikave autentike dhe zgjidhjeve konkrete e realiste. Nëse MPB-ja nuk arreston njerëz të afërt me VMRO-DPMNE-në, atëherë LSD-ja i akuzon për selektivitet, nëse MPB arreston njerëz të afërt me VMRO-DPMNE-në, atëherë LSD-ja i akuzon për diçka tjetër”.

Sipas MPB-së, personi i arrestuar ka poseduar në mënyrë jologjore materiale nga ministria, të cilat ua ka zbuluar personave të tretë. Megjithatë, organet e rendit nuk kanë konfirmuar zyrtarisht se, materialet janë ndarë me “Grupin e Gërçecit”.

Teuta Buçi /SHENJA/

MARKETING