(VIDEO) Trençevska: Premtimet e VMRO-së për rritjen e pensioneve do ta destabilizojnë sistemin e pensioneve

(VIDEO) Trençevska: Premtimet e VMRO-së për rritjen e pensioneve do ta destabilizojnë sistemin e pensioneve

VMRO-DPMNE nuk duhet të përdorë popullizëm kur është fjala për rritjen e pensioneve, sepse premtimi i tyre do të destabilizojë madje edhe do ta shkatërronte sistemin pensional. Kështu u shpreh  zëvendësministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, e pyetur për premtimin e VMRO-së për rritje lineare të pensioneve për pesë mijë denarë. Sipas Trençevskës, kjo rritje do të rriste deficitin për 52 për qind, që do të nënkuptonte vonimin e pensioneve në muajt në vijim.

Jovanka Trençevska, zv/ministre e Punës dhe Politikës Sociale

“Me rritjen prej pesë mije denarë të paralajmëruar nga VMRO-DPMNE, sipas vlerësimeve që i kemi bërë më herët me Fondin, deficit për një vit do të rritet në 52 për qind. Kjo do të nënkuptonte jostabilitetin e Fondit dhe me kalimin e kohës do të vihej në pikëpyetje pagesa me kohë e pensioneve”

Trençevska hodhi poshtë pretendimet e ministrit teknik të Punës dhe Politikës Soaciale, Gjoko Vellkovski, se mbi 2200 personave në mënyrë të kundërligjshme u janë paguar mjete për ndihma sociale dhe pension. Sipas saj, nuk ka fituar askush asgjë që nuk e ka merituar.

Jovanka Trençevska, zv/ministre e Punës dhe Politikës Sociale

“Më përgjegjësin më të madhe ju njoftoj se nuk ka as krim, as keqpërdorim, as punë të papërgjegjshme të punëtorëve ne qendrat për çështje sociale”

Softueri që është përdorur për pagesën e mjeteve sipas zv/ministres është që nga vitit 2011, dhe ka qenë nevoja për një të ri, për funksion dhe shërbim më të mirë dhe ulje të të gjitha abuzimeve të mundshme.

Linda Ebibi /SHENJA/

 

 

 

MARKETING