(VIDEO) Trençevska: Nuk mund të lejohet më që një drejtor të ketë pagë më të lartë se presidenti!

(VIDEO) Trençevska: Nuk mund të lejohet më që një drejtor të ketë pagë më të lartë se presidenti!

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, vlerëson se Ligji për sistemin e pagave në sektorin publik nuk është antikushtetuese, ashtu siç pretendon Lidhja e Sinidikatave. Sipas saj, qëllimi I këtij ligji është vendosja e një kufiri të pagës më të lartë në çdo fushë, që të mos jetë e mundur që ajo të rritet, më respektivisht secila pagë duhet të llogaritet në bazë të kompleksitetit të punës.

Jovanka Trençevski, Ministre e Punës dhe Politikës Sociale

“Le të vëmë rregull një herë e mirë në sektorin publik. Drejtori i një ndërrmarje nuk mund të marrë pagë më të lartë se presidenti I shtetit, ose drjetori I kompanisë publik të marrë pagë më të lartë se ministri, i cili është përgjegjës në atë fushë”.

Ministrja shtoi se propozim ligji është në versionin fillestar të punës dhe është dorëzuar në ENER në mënyrë që të gjithë të mund ta komentojnë atë. Sipas ministres, është mirë që të gjitha sindikatat, punëdhënsit dhe punëtorët e sektorit publik të mund të japin mendimin e tyre rreth ligjit.

Ndërkohë, që Sindikata e kulturës që nga fillimi i këtij muaji ka reaguar duke thënë se ky projekt ligj është një lloj precedent tipik i diktaturave dhe shteteve hibride, e jo i vendeve të BE-së. Ndërsa sipas Sidnikatës së Pavarur të Arsimit dhe Shkencës, ligji parashikon që paga e punonjësve të sektorit publik të vendoset në Kuvend nga 120 deputetët, si dhe për atë se lartësia e pagës të mund të ulet në periudha të caktuara kohore, përkatësisht nëse organet shtetërore kanë mungesë të parave të mund ta kompensojnë atë duke shkurtuar pagat e punëtorëve.

Në përshkrimin e propozimit të paraqitur nga Ministria e Shoqërisë Informative dhe Administratës thuhet se në legjislacionin e vendit nuk ekziston një sistem i vetëm pagesash për llogaritjen e pagave të punonjësve në institucionet e sektorit publik, përkatësisht nuk ka një metodologji të vetme për llogaritjen e pagave të punonjësve në sektorin publik.

Linda Ebibi /SHENJA/

 

MARKETING