(VIDEO) Tre kandidatë synojnë kreun e LSDM-së

(VIDEO) Tre kandidatë synojnë kreun e LSDM-së

Ish-ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, ish-ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska dhe drejtori aktual i Drejtorisë për Zona Zhvillimore Teknologjike Industriale, Jovan Despotovski sot kanë dorëzuar kandidaturat e tyre për kryetar të LSDM-së. Kandidati për kryetar Jovan Despotovksi deklaroi se do të zotohet për një “LSDM të re”. Ai tha ashtu siç u ngrit Shkupi nga tërmeti, LSDM do të jetë sërish një parti e re që do të bashkohet. Despotovski paralajmëroi njerëz të rinj, por tha se edhe strukturat e vjetra nuk do të harrohen.

JOVAN DESPOTOVSKI, KANDIDAT PËR KRYETAR I LSDM-SË

“Do të ketë një mekanizëm të ri me të cilin do të veprojmë, do të formojmë një qeveri në hije, që qytetarët të krahasojnë dhe të mendojnë. Koncepti i qeverisjes në hije ekziston, nuk i takon LSDM-së të ndajë karrike, por individë të caktuar do të punojnë në qëndrime, do t’ia japim dorën kundërshtarit politik, por ku të shohim se ka dallime, do të kritikojmë. Ne do të jemi një opozitë konstruktive, nuk do të kritikojmë pa bazë , kjo do të na dallojë nga më parë”.

Kandidati për kryetar Venko Filipçe tha se me kandidimin e tij do të paraqesë edhe një program në të cilin janë shkruar postulatet bazë mbi të cilat do të punojë nëse zgjidhet kryetar dhe që siç thotë ai do të jetë i përkushtuar, profesional, me gjithë energjinë dhe dijen e tij.

VENKO FILIPÇE, KANDIDAT PËR KEYETAR I LSDM-SË

“Programi bazohet në informacione, sugjerime, kërkesa, të cilat i kam dëgjuar nga numri i madh i anëtarëve tanë me të cilët kam pasur takime të shpeshta në dy-tre muajt e fundit. Ata kanë treguar qartë se çfarë duan të ndryshojnë në parti, dhe pikërisht kjo është ajo që është përfshirë në atë program. Partia do të punojë plotësisht e përkushtuar dhe shumë më profesionale”.

Kandidatja Sllavjanka Pertovska tha se në programin e saj gjenden prioritetet urgjente të lidershipit të ardhshëm të LSDM-së pas disfatës së madhe që përjetuan.

SLLAVJANKA PETROVSKA, KANDIDATE PËR KEYETARE E LSDM-SË

“Edhe pse në të kaluarën LSDM ka përjetuar edhe disfata edhe fitore, duhet të theksoj se është një situatë specifike duke marrë parasysh marrëdhëniet e përgjithshme politike. Maqedonia e Veriut nuk ka nevojë për opozitë të dobët  Prandaj, thirrja kryesore e tubimit është që LSDM të drejtohet, të vazhdojë në rrugën e ideologjisë socialdemokrate dhe si opozitë e fortë të garantojë rrugën e Maqedonisë së Veriut”.

Zgjedhjet brendapartiake janë si rezultat i humbjes së LSDM-së në zgjedhjet e dyfishta presidenciale dhe parlamentare. Filipçe ishte bartës në njësinë e katërt zgjedhore, ku partia fitoi pesë deputetë, Petrovska u bë deputete pasi fitoi një mandat në njësinë e gjashtë si bartëse e listës. Kandidati i tyre kundërshtar, Despotovski, nuk ishte pjesë e listave të deputetëve. Zgjedhjet e jashtëzakonshme brenda partisë do të mbahen më 30 qershor.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING