(VIDEO) Transparence Internacional: Nivel i lartë i korrupsionit në Maqedoninë e Veriut

(VIDEO) Transparence Internacional: Nivel i lartë i korrupsionit në Maqedoninë e Veriut

Sipas raportit të organizatës Transparensy International – Maqedoni, si ngjarje “të turbullta” janë shënuar vërejtjet nga raporti i Departamentit të Shtetit të SHBA-së  për korrupsion serioz qeveritar dhe avancime politike në gjyqësor dhe prokurori. Në raport është përmendur edhe vlerësimi nga Fridom Haus për kthim prapa në sundimin e drejtësisë dhe luftës kundër korrupsionit në Maqedoninë e Veriut. Në këtë raport janë  theksuar edhe rastet në Gjykatën Administrative dhe Akademinë e Gjykatësve dhe Prokurorëve Publikë, ankesat e qytetarëve për procedura të gjata parahetimore në PTHP Shkup me çka vjetërohen veprat penale dhe Gjykata Administrative e cila refuzoi mbi 3.000 vendime për avancime dhe punësime në Ministrinë e Financave dhe sektorin publik.

Transparence International

“Nuk ka pasur ndryshime të rëndësishme në situatën e të drejtave të njeriut në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar. Qeveria ka ndërmarrë hapa të kufizuar për të identifikuar dhe ndëshkuar zyrtarët që mund të kenë kryer shkelje të të drejtave të njeriut. Në shtator, qeveria miratoi ndryshime në Kodin Penal, duke ulur ndjeshëm dënimet për krimet e lidhura me korrupsionin”.

Ndërkaq, sipas një raporti të Freedom House, thuhet se kthimi në sundimin e ligjit dhe lufta kundër korrupsionit në Maqedoninë e Veriut – tregon një kthim prapa në sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit.  Raporti gjithashtu  paralajmëron për korrupsion afatgjatë në një nivel të lartë në Maqedoninë e Veriut dhe vë në dukje përplasjen e partive rreth ndryshimeve kushtetuese të nevojshme për shkak të vetos së Bullgarisë për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING