(VIDEO) Tragjedia në Koçan, prokuroria kërkon ashpërsimin e masave ndaj dy ish drejtorëve

(VIDEO) Tragjedia në Koçan, prokuroria kërkon ashpërsimin e masave ndaj dy ish drejtorëve

Prokuroria e Koçanit kërkon paraburgim për dy ish drejtorët e Inspektoratit Shtetëror të Tregut, respektivisht që masa e arrest shtëpiak e caktuar në bazë të hetimeve për tragjedinë në Koçan, të zëvendësohet me paraburgim. Arsyetimi i prokurorisë për këtë masë është siç njoftojnë në bazë të vlerësimit të bazave ligjore për sigurinë dhe fazës së verifikimit në lidhje me këtë institucion. Po ashtu kërkohet masë kujdesi edhe për një person i cili deri tani ka qenë në mjekim.

Prokuroria Themelore e Koçanit

Për herë të parë që nga kjo ngjarje, është kërkuar masë kujdesi edhe për një person tjetër nga grupi i parë i të dyshuarve, i cili deri më tani ishte në kurim. Bëhet fjalë për një person nga diskoteka dhe masat janë propozuar në përputhje me gjendjen aktuale shëndetësore dhe nevojën për trajtim të mëtejshëm”.

Në zjarrin që ndodhi më 16 mars në diskotekën “Pulse” në Koçan, jetën e humbën 59 persona, ndërsa më vonë kanë ndërruar jetë edhe 3 të lënduar. Nga zjarri mbetën 196 të lënduar që u trajtuan brenda dhe jashtë vendit.

Prokuroria në Koçan dhe Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka identifikuar si të dyshuar 45 persona fizikë dhe tre persona juridikë për krime të rënda kundër sigurisë publike, njëri prej tyre ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra nga zjarri. Ministria e Punëve të Brendshme ka ngritur kallëzime penale kundër tyre, shumica prej të cilëve ndodhen në paraburgim. Midis tyre është edhe zyrtari i BDI-së, Kreshnik Bekteshi. Ndaj këtij të fundit, janë caktuar edhe 30 ditë tjera paraburgim.

Emine Ismaili Luzha /SHENJA/

MARKETING