(VIDEO) Tragjedia me 59 viktima, protesta në Koçan – Vrasës! Vrasës! Duam drejtësi!

Një ditë pas tragjedisë, kryetari i komunës së Koçanit, Lupço Papazov, ka dhënë dorëheqje të parevokueshme. Në njoftimin që e ka bërë përmes një statusi në facebook, ai ka thënë se me të drejtë shumëkush i ka dhënë vërejtje se përse nuk ka dalë dje në opinion, por thotë se vetëm ata që e njohin e dinë se sa i thyer ndjehet dhe se si po e përjeton këtë ndodhi. Thotë se për të asgjë më nuk do jetë njësoj.
LUPÇO PAPAZOV, KRYETAR I KOMUNËS SË KOÇANIT
“Me sjelljen tonë, ne duhet të japim shembullin se po i kundërvihemi një sistemi që nuk funksionon. Nëse ka ndonjë bazë përgjegjësie nga ana ime, i bëj thirrje prokurorisë që ta hetojë dhe të veprojë në përputhje me ligjin. Për mua, pas kësaj tragjedie, asgjë më nuk ka kuptim”.
Nga institucionet kompetente kërkon që të hetojnë përgjegjësinë e të gjithë të involvuarëve, sepse mosveprimi siç thotë, është gjithashtu përgjegjësi. Porosit që të hetojnë të gjithë detajet dhe të gjenden të gjitha mangësitë dhe të gjithë personat që kanë kontribuar që të ndodh kjo tragjedi, të përgjigjen. Ai shtoi se do të jetë në dispozicion të plotë për institucionet.
Statusin e përfundoi duke thënë se gjatë jetës ka punuar me nder dhe përkushtim dhe se asnjëherë nuk e ka menduar se angazhimin e tij do ta përfundojë në këtë mënyrë.
Pas asaj që ndodhi në diskotekën “Puls” në Koçan, kryetari i komunës pati shumë kritika në opinion sepse ai nuk bërë asnjë dalje publike. Sipas Ligjit lejen për punë tpas mesnate të lokaleve e jep komuna.
Emine Ismaili Luzha /SHENJA/