(VIDEO) Toshkovski: Vendet anëtare të BE-së kanë mirëkuptim për çështjen me dokumentet e udhëtimit
Ministri teknik i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski tha se mund të bëhen vetëm 3 mijë pasaporta të reja në ditë, por në kushte të optimizuara. Ai sqaron se kanë në dispozicion vetëm dy makineri me kapacitet ditor, por nëse ka shtypje të pasaportave të tipit B me gjuhë të tjera, atëherë numri i pasaportave që do të mund të shtypen është nën 2800, pra është më e ngadaltë si procedurë, por, sipas tij, është e rëndësishme që të mos humbasë kontinuiteti dhe dinamika në porositjen e formularëve.
Pançe Toshkovski, ministër i Brendshëm
“Deri në Vitin e Ri do të jetë e mundur, kemi rreth 10 muaj, por vetëm nëse rritet kapaciteti, të paktën minimalisht, dhe nëse kemi formularët, do të mund të rinovojmë 650 mije paspaorta me emrin e vjetër. Një makineri më shumë nuk mund të sigurohet, sepse tani kemi zgjedhje dhe kjo procedurë kërkonë shumë kohë. Nëse punojmë 25 ditë në muaj, me 3.000 pasaporta në ditë, kjo është 75 mijë në muaj”
Toshkovski në TV Sitel, njoftoi se ka marrë një shkresë nga Brukseli se Bashkimi Evropain nuk do të bëjë problem nëse qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut duhet të udhëtojnë me pasaporta me emrin e vjetër të shtetit.
Pançe Toshkovski, ministër i brendshëm
“Sot mora një informacion me shkrim sa Komsioni i dokumentve të udhëtimit të Komisionit Evropain ka mbajtur takim dhe më është njoftuar se ata do ta kuptojnë problemin dhe do të jenë sa më korrekt dhe të përmbajtur në raport me qytetarët tanë. Qytetarët që janë jasht Maqedonisë, 70 mijë me pasaportë të vjetër janë në Gjermani. Ata mund të shkojnë pa problem në Hungari dhe Çeki, por nuk mund të largohen nga Maqedonia nëse kthehen në shtëpi”.
Ndërkohë, një ekip i Avokatit të Popullit do të vizitojë Ministrinë e Punëve të Brendshme për të inspektuar se si funksionon lëshimi I dokumenteve personale. Ndërkaq, numri i ankesave pranë Avokaturës është në rritje. Qytetarët ankohen për shkelje të shumta të të drjetave të tyre. Avokati I Popullit u kërkon të gjithë të prekurve që të kontaktojnë zyren e tij, për ndihmë dhe mbështetje ligjore.
Linda Ebibi /SHENJA/