(VIDEO) Toshkovski takohet me familjarët viktimave në Koçan

Pas Prokurorisë dhe Kuvendit familjarët e viktimave nga Koçani, u ndalën edhe tek Ministria e Punëve të Brendshme, ku u pritën në takim nga ministri Pançe Toshkovski.
Në këtë takim, banorët e Koçanit kërkuan përgjegjësi duke kërkuar për më tepër përgjigje nga ministri Toshkovski nëse janë arrestuar përgjegjësit institucional.
Në fillim, Toshkovski tentoi që të arsyetohet se kjo që ka ndodhur është si shkak i punëve jo-ligjore të ndodhura brenda periudhës mbi 10-vjeçare.
PANÇE TOSHKOVSKI
“Ajo që na ndodhi në vendin tonë, vjen si pasojë e një numri të madh veprime anti-ligjore të cilët kanë ndodhur në një periudhë të gjatë kohore. Këto gjëra nuk ndodhën për periudhën një mujore, por për 12-13 vite.
Ministri siguroi prindërit se do të merren të gjitha masat për zbardhjen e plotë të rastit.
Toshkovski: Kërkoj të më besoni, në fjalët që ua them..
Qytetarët: Nuk ju besojmë!
Toshkovski: Keni të drejtë, por hetimet nuk kanë përfunduar.
Duke ja thënë në fytyrë se nuk I besojnë, qytetarët kërkuan që të arrestohen të gjithë ata që janë përgjegjës. E pasi Toshkovski i dëgjoi të gjithë ankesat dhe në fund kërkoi që nga ky takim të largohen mediumet dhe të mbetet në takim vetëm me prindërit.
Mevludin Imeri /SHENJA/