(VIDEO) Toshkovski: Hetimet për tragjedinë në Koçan nuk janë selektive

(VIDEO) Toshkovski: Hetimet për tragjedinë në Koçan nuk janë selektive

Ministri i Brendshëm Pançe Toshkovski thotë se në rastin e tragjedisë në Koçan kanë vepruar në mënyrë joselektive dhe pa hezitim, gjë që sipas tij ka rezultuar me ngritje të padive penale të dhjetëra të të akuzuarëve, në mesin e të cilëve funksionarë të kaluar dhe të tashëm.

Pançe Toshkovski, ministër i Punëve të Brendshme

Në rastin e tragjedisë në diskotekën në Koçan, Ministria e Punëve të Brendshme ka realizuar hetim gjithëpërfshirës. Janë parashtruar kallëzime penale kundër 70 personave, në mesin e të cilëve ka edhe ministra, kryetarë komunash, shefa, inspektorë, zyrtarë policor të tanishëm dhe të kaluar si dhe shumë bartës tjerë funksionesh. Pa mbrojtje, pa selektim, pa hezitim”.

Po ashtu u ndal edhe te rasti “Aditiv”, që ka të bëjë me dyshime për keqpërdorime në Kombinatin e Minierva dhe Energjetikës (REK) Manastir, në të cilin janë të përfshirë 23 persona e së fundmi në zgjerimin e hetimit për këtë rast, dyshohet të jetë e përfshirë edhe kryetarja e Komisionit Antikorrupsion, Ministri këtë rast e sheh si simbol i asaj se siç tha nuk ka të paprekshëm kur bëhet fjalë për keqpërdorime të parave dhe resurseve publike.

Pançe Toshkovski, ministër i Punëve të Brendshme

MPB nuk është më institucion i mbyllur, por tani MPB po punon krah për krah me qytetarët. Siguria nuk është privilegj, ajo është themel i çdo shoqërie. Pa të nuk ka as ekonomi, as drejtësi, as zhvillim”.

Pikërisht për tragjedinë në Koçan, partitë opozitare kanë kërkuar dorëheqjen e ministrit Toshkovski, sepse sipas tyre hetimet dhe arrestimet janë bërë në mënyrë selektive. Në kërkesën për drejtësi edhe protestuesit e rastit të Koçanit kanë kërkuar dorëheqje nga posti i ministrit të Brendshëm.

Emine Ismaili Luzha /SHENJA/

MARKETING