(VIDEO) Tetovë, gjobiten rreth 1 730 persona, drejtuan automjetet pa patentë shoferi

(VIDEO) Tetovë, gjobiten rreth 1 730 persona, drejtuan automjetet pa patentë shoferi

Sektori për Punë të Brendshme  Tetovë, ka njoftuar se në vitin që lamë pas , kanë zbuluar dhe sanksionuar ligjërisht gjithsej 2364 persona, të cilët kanë drejtuar automjetin pa patentë shoferë. Nga SPB Tetovë, gjithashtu deklarojnë se bëhet fjalë për 1728 persona nga Tetova dhe 636 nga Gostivari. Sipas tyre, të gjithë menjëherë janë përjashtuar nga trafiku dhe u janë përgatitur parashtresat e parapara me ligji dhe gjoba prej 250 euro në kundërvlerë në denarë.

SEKTORI I PUNËVE TË BRENDSHME TETOVË

“Vitin e kaluar janë sanksionuar edhe 571 drejtues fillestarë edhe atë Tetovë-453 dhe Gostivar-118, të cilët nuk kanë respektuar kufizimet ligjore për këtë kategori përdoruesish të rrugës, duke theksuar se gjoba për këtë lloj kundërvajtjeje është 200 euro në denarë”.

Ndërkaq, edhe këtë vit SBP Tetovë, informon se  gjatë këtij viti, i cili sapo ka filluar, deri më sot, numri i shoferëve të sanksionuar pa patentë shofer në rajonin e Tetovës është 36, dhe 23 në atë të Gostivarit.

Samir Mustafa /SHENJA/

 

 

 

 

 

MARKETING