(VIDEO) Tensionet Sofje- Shkup nuk duhet ta ndalojnë rrugën evropiane të vendit

(VIDEO) Tensionet Sofje- Shkup nuk duhet ta ndalojnë rrugën evropiane të vendit

Kryeministri Dimitar Kovaçevski ka komentuar sot ngjarjet në Ohër, ku u sulmua sekretari i klubit bullgar “Car Borisi i Tretë” Hristijan Pendikov, rast që krijoi tensione shtesë në marrëdhëniet mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut. Ai tha se nuk duhet lejuar që tensionet të prishin rrugën evropiane të vendit. Kovaçeski theksoi se është e qartë se ka tensione dhe shumë çështje që janë legjitime dhe se nuk e justifikon dhunën e asnjë lloji dhe gjithmonë e dënon ashtu siç do të dënon dhe kundërshton çdo provokim që vjen nga brenda apo jashtë, që lëndon ndjenjat e popullit të Maqedonisë së Veriut dhe ngjall trazira te qytetarët tanë.

Ai përshëndeti reagimin e shpejtë të institucioneve lidhur me incidentin në Ohër dhe se MPB-ja ka arritur që menjëherë t’i gjejë sulmuesit e Hristijan Pendikovit.

DIMITAR KOVAÇEVSKI, KRYEMINISTËR

“Besoj se rasti do të zgjidhet shpejtë dhe do të veprojë Prokuroria Themelore Publike. Duhet të qëndrojmë të qetë dhe të arsyeshëm, por nuk duhet të jemi naivë. Ky është një shpërqendrim klasik në një mënyrë perfide për të shkëputur vëmendjen nga e ardhmja jonë evropiane. E gjithë kjo po ndodh sepse ka implikime sepse nuk është ndeshje kur luajnë Pelisteri dhe Vardari”

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani në një intervistë për BTV-në bullgare ka theksuar se hetimet do të tregojnë nëse Hristijan Pendikov është sulmuar në Ohër për shkak se është ndjerë si bullgar dhe policia do t’i përgjigjet detajeve të ankesës së Hristijanit në Sektorin e Punëve të Brendshme në Ohër për shkak të kërcënimeve të supozuara për tre ditë para se të sulmohej.

BUJAR OSMANI, MINISTER I PUNËVE TË BRENDSHME

“U takova edhe me nënën e Kristianit dhe i urova shërim të shpejtë djalit të saj, por edhe keqardhje për ngjarjen. Unë dërgova një mesazh se kjo nuk mund dhe nuk duhet të përsëritet. I thashë se njëri prej personave është në paraburgim dhe po punohet për gjetjen e të tjerëve. Me siguri Ministria e Brendshme do të duhet të japë detaje sepse aktualisht është duke u zhvilluar një hetim. Është e rëndësishme për mua që të identifikohen sulmuesit.”

Ndërkohë, qeveria bullgare ka ftuar për konsultime në Sofje ambasadorin e saj në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Angell Angellov. Shkak për kthimin e tij të përkohshëm në vend, sipas shkrimeve, është gjendja e rëndë për të drejtat e bullgarëve në Maqedoninë e Veriut dhe përshkallëzimi i manifestimeve dhe krimeve të urrejtjes kundër tyre në muajt e fundit.

Medina Ajeti /SHENJA/