(VIDEO) Temperaturat arrijnë në 40 gradë, IPSH thirrje qytetarëve për kujdes

(VIDEO) Temperaturat arrijnë në 40 gradë, IPSH thirrje qytetarëve për kujdes

Pasi temperaturat në Maqedoni e Veriut do të arrijnë deri në 40 gradë Celsius, Instituti i Shëndetit Publik, ka publikar udhëzime për mbrojtjen e shëndetit. Nga IPSH rekomandojnë shmangie e ekspozimit të drejtpërdrejtë në diell dhe aktiviteteve në natyrë ndërmjet orës 11:00 dhe 17:00, veshja e rrobave të lehta, mbatje e syzeve mbrojtëse dhe kapelë me ngjyrë të çelët, qëndrimi brenda dhe me ajër të kondicionuar, bërja e pushimeve të shpeshta në hije, të ngrënit me masë, shmangia e ushqimeve yndyrore dhe me shumë kalori, si dhe ushqimeve që përmbajnë një sasi të madhe sheqeri. Nga atje rekomandojnë pirje të mjaftueshme të ujit dhe shmangie të alkoolit, pijeve që përmbajnë kafeinë dhe atyre që janë shumë të ftohta.

MARKETING

Description of image

INSTITUTI I SHËNDETIT PUBLIK

Grupet vulnerabël, duke përfshirë personat mbi 60 vjeç, gratë shtatzëna, fëmijët, ata me sëmundje kronike (kardiovaskulare, neurologjike, sëmundje të mushkërive dhe veshkave, diabeti, sëmundje mendore, obeziteti dhe personat nën terapi që rrit urinimin), duhet të jenë veçanërisht të disiplinuar në lidhje me këto rekomandime dhe të marrin rregullisht terapi”.

Instituti gjithashtu rekomandon mbylljen e dritareve dhe perdeve gjatë ditës dhe hapjen e tyre gjatë natës, kur temperatura është më e ulët. Për të ulur temperaturën e trupit, Instituti rekomandon dush me ujë të vakët, ndërsa për freskim shtesë sugjeron vendosjen e kompresave të ftohta ose zhytjen e këmbëve në ujë të ftohtë.

INSTITUTI I SHËNDETIT PUBLIK

Nëse ndjeni marramendje, jeni të shqetësuar ose keni etje dhe dhimbje koke të forta, duhet të kërkoni ndihmë, të shkoni në një vend më të freskët, të matni temperaturën e trupit tuaj, duhet të konsumoni ujë ose një pije minerale jo të gazuar. Nëse keni dhimbje muskulore, më shpesh në këmbë, krahë dhe bark, duhet të pushoni në një vend të freskët dhe të konsumoni lëngje që përmbajnë elektrolite”.

Ndërkaq, Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike njoftoi se, nën ndikimin e një mase të ngrohtë ajrore nga jugu, gjatë fundjavës së zgjatur dhe deri në fund të javës së ardhshme moti do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë, me vranësira të pakta deri mesatare në disa zona. Temperaturat ditore pritet të kalojnë 32 gradë Celsius në të gjithë vendin, ndërsa në disa rajone do të arrijnë dhe do të tejkalojnë 40 gradë. Temperaturat e larta do të vazhdojnë edhe gjatë orëve të mbrëmjes dhe të natës.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING