(VIDEO) Temperatura të larta deri në fund të javës së ardhshme

(VIDEO) Temperatura të larta deri në fund të javës së ardhshme

Temperaturat e larta që kanë kapluar vendit, tashmë e disa ditë, të cilat shkojnë mbi 40 gradë, assesi të bien, ndërsa Maqedonia e Veriut vazhdonë  të jetë në fazën portokalli. Sinoptikanët paralajmërojnë se  deri në fund të javës së ardhshme të punës do të aktivizohet niveli portokalli për rrezikun e temperaturave të larta. Ndërkohë, ata paralajmërojnë se nesër pasdite në pjesët perëndimore do të ketë dukuri lokale me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Ndërkaq, ndryshim të dukshëm të motit pritet të ketë nga e premtja, ku temepratur do bien deri në 30 gradë. Me rritjen ekstreme të temperaturave, shumë qytetarë ja kanë mësyer pushimeve, ndërsa disa të tjerë zgjedhin pishinat për tu freskuar.

Temperaturat e larta kanë shtuar edhe kërkesën e ndihmës mjekësore të qytetarëve, sidomos përshkak të ftohjes nga kondicionerët. Sipas mjekëve,  ndër grupmoshat më të prekura nga këto temperatura janë foshnjet, pasi ato dehidrojnë shpejtë. Kurse  tek të rriturit më të rrezikuar janë personat mbi 50 vjeç. Mjekët gjithashtu rekomandojnë qytetarët që të pinë ujë dhe lëngje sa më shumë, t’u largohen ushqime të yndyrshme, të mbajnë syze dhe kapelë dhe mos të dalin pa nevojë nga ora 11:00 deri në orën 17.00.

Samir Mustafa /SHENJA/

 

MARKETING