(VIDEO) Të rinjtë “e Taravarit”: Punësohen 205 madedonas dhe 2 shqiptarë

Duke ngjitur pankarta me numra të të punësuarve, Forumi Rinor i Aleancës për Shqiptarët, krahu i Taravarit ka shprehur shqetësimin dhe revoltë të thellë për procesin e vazhdueshëm të deshqiptarizimit të administratës publike.
MARKETING
Sipas FRASH-it, me këto veprime, Qeveria që sipas tyre dirigjohet komplet nga Agjenda e VMRO-së, po jep goditje të drejtpërdrejta ndaj kohezionit ndëretnik dhe barazisë qytetare
VIOLA RAMADANI – FRASH
“Në një analizë të thjeshtë numerike, nga gjithsej 205 punësime dhe avancime të realizuara së fundmi në institucione, si: Enti i Statistikave, Arkivi Shtetëror, Drejtoria e të Ardhurave Publike, Ministria e Kulturës, Regjistri Qendror, Dogana, Hidrocentalet në Strugë, Mavrovë–Rostushë dhe Spile Dibër, dhe së fundmi në REK Manastir, vetëm 2 shqiptarë janë punësuar apo avancuar në këto institucione, përkundër 205 maqedonasve. Ky disproporcion alarmant është tregues i qartë i një politike të qëllimshme për të zbehur përfaqësimin shqiptar në administratë.
Nga FRASH për këtë gjendje e kanë akuzuar direkt zv.kryeministrin Izet Mexhiti dhe koalicionin VLEN, duke e quajtur këtë koalicion si vazal.
VIOLA RAMADANI – FRASH
”Në këtë kontekst, përgjegjësia bie drejtpërdrejt edhe mbi Zëvendëskryeministrin e parë, Izet Mexhiti, i cili ka dështuar të mbrojë interesin dhe përfaqësimin e shqiptarëve në qeverisje. Mosveprimi i tij përballë këtij diskriminimi të hapur, e bën atë bashkëpërgjegjës në këtë proces të rrezikshëm antishqiptar dhe antievropian. Një zëvendëskryeministër që nuk reagon kur shqiptarët përjashtohen nga institucionet, nuk i përfaqëson shqiptarët!
Përmes kësaj konference nga FRASH u bën thirrje të gjithë të rinjve shqiptarë, të mos pranojnë heshtjen si normalitet. Për punësimin e shqiptarëve pati reaguar disa herë edhe Bashkimi Demokratik për Integrim, e nga koalicioni Qeveritarë duke u përgjigjur këtyre akuzave kanë premtuar se deri para zgjedhjeve lokale do të punësohen afërsisht 2-3 mijë shqiptarë.
Mevludin Imeri /SHENJA/