(VIDEO) Të punësuar në Toksikologji përpiqen ta mbrojnë Beqarovskin, i akuzuar për urrejtje ndaj shqiptarëve

(VIDEO) Të punësuar në Toksikologji përpiqen ta mbrojnë Beqarovskin, i akuzuar për urrejtje ndaj shqiptarëve

Disa të punësuar në Klinikën e Toksikologjisë përmes një letre kanë dalë në mbrojtje të kolegut të tyre Niko Beqarovski, për të cilin nga Ministria e Shëndetësisë kanë deklaruar se ka përdorur gjuhë të urrejtjes ndaj shqiptarëve. Këta të punësuar pretendojnë se kuzat e tilla nuk janë të vërteta.

Ata thonë se çdo fyerje apo presion ndaj shqiptarëve, të cilët më parë kanë qenë të angazhuar me kontratë pune, nuk janë drejtuar nga  Dr Niko Beqarovski. Më herët edhe doktor Beqarovski kishte paralajmëruar padi kundër personave të përfshirë dhe tërësisht i hodhi poshtë pretendimet se ka fyer shqiptarët në baza kombëtare.

Klinika e Toksikologjisë para gati 1 muaji ishte në fokus të mediave pasi që kishte probleme dhe mos marrëveshjeve ndërmjet dy drejtorëve, ish drejtorit mjekësor Danill Petrovskit, të cilin ministri i shëndetësisë Ilir Demiri e ka shkarkuar nga detyra ditën e djeshme dhe drejtoreshës organizative Besija Iljazi.

Iljazi atëherë kishte deklaruar për mediat se drejtori Petrovski nuk i kishte nënshkruar kontratat e 18 të punësuarëve shqiptar të cilëve u kishin mbaruar kontratat, pasi siç thoshte ajo janë shqiptar dhe të njejtit kishin punuar disa muaj pa paga dhe kishte shkelur shumë ligje dhe rregulla të punës.

Ministri i Shëndetësisë Ilir Demiri në konferencën e atëhershme për media pati deklaruar se drejtori Petrovski bashkë me doctor Niko Beqarofskin dhe disa të tjerë të punësuar në Klinikën e Toksikologjisë, kanë shkelur ligjin dhe kanë përdorur gjuhë të urrejtjes. Medina Ajeti Ali /SHENJA/ 

MARKETING