(VIDEO) Të parët në Europë për nga vdekjet e shkaktuara nga ajri i ndotur

(VIDEO) Të parët në Europë për nga vdekjet e shkaktuara nga ajri i ndotur

Qyteti i Shkupit vazhdonë të qendronë në krye të listës për ajrë më të ndotur në botë. Mëngjesin e sotëm ajri më i ndotur në kryeqytet ka qenë në Karposh, Qendër dhe Lisiçe, ndërsa në mbarë Maqedoninë e Veriut, ndotje e ajrit është regjisturuar në Gostivar, Kërçovë dhe Strumicë, e cila në orët e para të mëngjesit ka qenë kritike.

Ndërkaq, nga e gjithë kjo situatë kaotike dhe kritike, më shumti kanë pësuar qytetarët e Maqedonisë së Veriut, pasi sipas një hulumtimi të Euroneës, më së shumti persona të cilët kanë vdekur nga ajri i ndotur janë po nga ky vend.

HULUMTIM

Maqedonia e Veriut kishte shifrat më të këqija në Evropë në vitin 2021, me 255 vdekje të parakohshme nga ekspozimi ndaj grimcave të imëta për çdo 100.000 njerëz. Pason Serbia me 217 dhe Mali i Zi me 174. Bullgaria kishte ekspozimin më të keq në BE, me 158 vdekje për 100 000 banorë, e ndjekur nga Polonia dhe Hungaria”.

Ndotja është e lidhur me një sërë problemesh shëndetësore, duke përfshirë sëmundjet e zemrës dhe të frymëmarrjes, goditjet në tru, diabetin, kancerin e mushkërive dhe lindjet jonormale, ndërsa është veçanërisht e rrezikshme për të moshuarit.

HULUMTIM

Ndotja e ajrit është përgjegjëse për vdekjen e 357 000 njerëzve në BE në vitin 2022. Shkaku kryesor ishte ekspozimi ndaj grimcave të imëta si pluhuri, tymi dhe gazrat e shkarkimit, por edhe dioksidi i azotit nga djegia e karburantit dhe ozoni”.

Edhe mjekët disa herë këtu kanë bërë apel për të gjithë qytetarët që mos të dilet në hapsira të hapura pa nevojë dhe pa maska mbrojtëse. Ndërkohë, në vitin 2024, BE-ja prezantoi rregulla më të rrepta të cilësisë së ajrit për t’i afruar nivelet e ndotjes me standardet globale të shëndetit.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING