(VIDEO) Të miturit e përdorin internetin rreth pesë orë në ditë

Anketa e Agjencisë për Komunikime Elektronike tregon se te 34,1 për qind e amvisërive, qasja në internet përdoret nga të miturit, me ç’rast në 80,7 për qind të rasteve, të miturit e përdorin internetin çdo ditë. Shumica, ose 78,2 për qind, kalojnë mesatarisht deri në pesë orë në ditë të lidhur me internet. Anketa tregon se ndërgjegjësimi për softuerët e kontrollit prindëror që do t’u lejojnë personave nën 18 vjeç të përdorin internetin në mënyrë të sigurt është i pranishëm tek 63,5 për qind e të anketuarve. Një softuer i tillë është instaluar nga 25,9 për qind e amvisërve, ndërsa nga ata të anketuar që nuk e kanë instaluar një softuer të tillë, por e dinë se ekziston, 58,6 për qind do ta instalonin atë.
AEK
“Internet në amvisëritë përdorin 94,1 për qind e të anketuarve. Shumica janë përdorues të A1 (39,3 për qind) dhe Telekom i Maqedonisë (37,8 për qind), ndërsa 12,8 për qind janë përdorues të internetit nga Telekabel”.
Edhe pse jo të gjithë të anketuarit kanë lidhje interneti në shtëpi, 99,9 përqind e përdorin internetin.
Anketa tregon se problemet më të zakonshme me internetin janë shpejtësia e lidhjes jokonsistente, ndërprerjet/mungesa e disponueshmërisë së shërbimit dhe problemet me pajisjet teknike.
Anketa u zhvillua nga 18 maji deri më 5 qershor të këtij viti në një mostër përfaqësuese të rastësishme prej 1.100 të anketuarve nga popullata e moshës 18 vjeç e lart, përdorues të çdo shërbimi të komunikimit elektronik: telefoni fikse, telefoni mobile, internet dhe televizion.
/SHENJA/