(VIDEO) Të dyshuarit për vra’sjen në Shkup janë prej të dënuarve të arratisur nga burgu

(VIDEO) Të dyshuarit për vra’sjen në Shkup janë prej të dënuarve të arratisur nga burgu

Dy të dyshuarit për vrasjen në Qendrën tregtare “Mavrovasja” në Shkup, janë dy të dënuarit të arratisur nga burgu. Këtë lajm e ka konfirmuar Ministria e Punëve të Brendshme për portalin “360 shkallë”. I dyshuari kryesor për vrasjen e Vasil Eftimov, 39 vjeçari me inicialet E.K, i cili dje nga Gjykata Penale i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh, ishte i burgorsur në Idrizovë. I dyshuari është arratisur më 15 prill të këtij viti, ku drejtor i burgut në momentin e arratisjes ishte Zoran Jovanovski, i cili ende është në këtë pozitë.

I dyshuari i dytë, personi me inicialet A.K, i cili dje u vetdorëzua në polici, siç bëjnë me dije nga MPB, ka qenë duke qëndruar në burgun е Shutkës dhe nga aty është arratisur më 22 korrik të këtij viti, saktësisht një muaj më parë. Arratisja e tij ka ndodhur në periudhën kur në burgun e Shutkës, ende drejtohej nga Filip Andov-Sokol. Ndërkaq, ushtrues i detyrës drejtor, Boban Utkovski, është emëruar në këtë funksion dy ditë pas arratisjes së të dyshuarit A.K.

Ditën e arratisjes së A.K. nga Shutka, 22 korriku, përputhen me datën kur drejtori i Drejtorisë për përmbarim të sanksioneve, Aleksandar Pandov, ka njoftuar se gjatë një kontrolli të jashtëzakonshëm në këtë burg, nga 180 në listë mungojnë 11 të burgosur. Ndryshe të dy të arratisurit ishin në kërkim me fletarrest qendror të MPB-së ditën e arratisjes.

Përndryshe, vrasja e Vasil Eftimov ka ndodhur mëngjesin e së martës, 20 gusht, në parkingun ndërmjet objekteve të banimit dhe qendrës tregtare “Mavrovasja” në Shkup, ku Prokuroria Themelore Publike- Shkup të mërkurën ka hapur hetime kundër të dyshuarit të parë E.K., ndërsa Gjykata i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh, ku ai akuzohet për tri vepra penale – vrasje, vrasje në tentativë dhe prodhim i paautorizuar, posedim, ndërmjetësim dhe trafikimi i armëve të zjarrit.

Merxhane Iseni /SHENJA/

MARKETING