(VIDEO) Taravari: Të shohim, me VLEN ose vet në zgjedhje

Arben Taravari ende i pasigurtë nëse në zgjedhje do të garoj vetë apo me koalicionin VLEN. Ai në nisje të Kuvendit të krahut të tij të partisë Aleanca për Shqiptarët, edhe krahas gjithë zhvillimeve që kanë ndodhur së fundmi thotë se do të tentoj deri në fund që të gjej një zgjidhje me VLEN-in. I pyetur se kur ka qenë takimi i fundit me njërin nga liderët e VLEN-it Izet Mexhitin, ai u përgjigj se bashkë janë takuar para katër ditësh.
Arben Taravari, kryetar i ASH-së
“Ne jemi pjesë e VLEN-it, do të tentojmë deri në fund që të gjejmë një zgjidhje së bashku me VLEN-in, në qoftë se jo e kemi opicionin që të shkojmë vetë në zgjedhje… me Izet Mexhitin, takimi i fundit para katër ditësh, në mbrëmje kemi ndenjur afër dy orë bashkë”.
Por, një takim rastësor e quan ai, takimin me Ali Ahmetin dhe Bajram Begajn që u zhvillua të shtunën.
Arben Taravari, kryetar i ASH-së
“Rastësisht dje u takuam, unë kisha takim me presidentin.. unë aspak nuk kisha informata se aty do të vjen Ali Ahmeti, por asgjë të keqe. Unë edhe të mos kishte zhvillime të këtilla, unë nuk e kam ndërmend që të mos flas me ndonjë politikan shqiptarë apo maqedon në vend, përveç me Apasievin nuk dua të kem punë, me të tjerët jam në gjendje të ulem të bisedoj, të flas dhe të përshëndetem”.
Ndërkohë, Taravarin sot në Kuvend e shoqëroi nënkryetari i ASH-së së Ziadin Selës Isen Shabani. Ky i fundit u pyet se a ka dhënë dorëheqje nga ai post për të qenë sot krah Taravarit, Shabani me një përgjigje të paqart, tha se ai dëshiron bashkimin e ASH-së.
Isen Shabani, kryetar i Vrapçishtit
“Sot patëm takim me kryetarin dhe e biseuam çështjen të cilën unë e bisedoj me muaj me radhë në çdo paraqitje time televizive që Aleanca për Shqiptarët duhet të jetë sa më e bashkuar, sidomos në situatat e fundit”.
Në pyetjen se a nënkupton kjo se Aleanca e Selës dhe Taravrait po bashkohen, Taravari mohoi këtë duke thënë se nuk ka tendenca të tilla.
Përndryshe, në Kuvendin e sotëm të ASH-së së Taravarit, u miratua një rezolutë me 8 kërkesa për tragjedinë e cila ndodhi në Koçan.
Emine Ismaili /SHENJA/