(VIDEO) Taravari takime me krerët e shtetit dhe politikës së Kosovës

(VIDEO) Taravari takime me krerët e shtetit dhe politikës së Kosovës

Kryetari i Alenacës për Shqiptarët, Arben Taravari ka realizuar takim me presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani. Taravari falënderoi presidenten Osmani për bashkëpunimin e ndërsjellë, duke e siguruar atë se si kryetar i Aleancës për Shqiptarët do të punojë në thellimin e mëtejshëm të bashkpunimit.

ARBEN TARAVARI KRYETAR I ASH-SË

“Përgëzova autoritetet e Kosovës për dorëzimin e aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke shprehur besimin se BE do të jetë në nivel të sfidës së jashtëzakonshme që i kanoset paqes, sigurisë dhe vlerave tona të përbashkëta, duke u përkushtuar për bashkimin përfundimtar të kontinentit tonë”.

Taravаri po ashtu zhvilloi një takim me kryeministrin Albin Kurti, të cilin e përgëzoi për dorëzimin e aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian. “Shpreha besimin se BE do të jetë në nivel të sfidës së jashtëzakonshme që i kanoset paqes, sigurisë dhe vlerave tona të përbashkëta. Si subjekt politik, do të mbështesim çdo përpjekje të Kosovës për të forcuar subjektivitetin e saj ndërkombëtar”, deklaroi Taravari.

Taravari, тakim pati edhe me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi.Taravari theksoi se bashkëpunimi me institucionet e Kosovës për të mësuar nga përvoja e deritanishme në hartimin e kornizës ligjore për luftimin e korrupsionit, do të ishte i dobishëm për vendin tonë.

Kryetari i ASH-së Arben Taravari tha se Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut janë të lidhur ngushtë me Kosovën, ndërsa dy vendet natyrshëm duhet të thellojnë edhe bashkëpunimin dhe lidhjen infrastrukturore.

Medina Ajeti /SHENJA/

MARKETING