(VIDEO) Taravari shpalos emrat e ministrave të VLE-it në qeverinë e re

(VIDEO) Taravari shpalos emrat e ministrave të VLE-it në qeverinë e re

Unë do të jem ministër i ri i shëndetësisë, vendosa të vazhdoj aty ku e lashë”, ka deklaruar mëngjesin e sotëm Arben Taravari në programin e mëngjesit në kanal 5. Аi ka shpalosur edhe emra të tjerë të ministrave të “VLEN”-it në qeverinë e re. Taravari bëri të ditur se Izet Mexhiti do të jetë zëvendëskryeministër i parë dhe ministër i ekologjisë.

ARBEN TARAVARI, NGA VLEN

Ministër i ekologjisë do të jetë Izet Mexhiti, ministër për qeverisje të mirë dhe transparencë do të jetë Arben Fetai cili është lindur dhe jeton në Bruksel dhe do të kthehet në vend që të udhëheqë me ministrinë, Fatmir Limani do të jetë ministër i politikës sociale, ministër i ekonomisë pritet sot të vendoset se cili do të jetë”.

Të hënën, Izet Mexhiti tha se për pozitën e zëvendëskryeministrit për Integrime Europiane duhet të vendosë këto ditë Alternativa dhe se Besa duhet të vendosë për postet ministrore për ekonomi dhe politikë sociale. Mexhiti duke folur për forminin e qeverisë tha se qeveria e re do të formohet pas festës së Bajramit, pra më 19 ose 20 qershor.

Afati prej 20 ditësh për formimin e Qeverisë po ecën pasi të enjten Hristijan Mickoski e mori mandatin për formimin e qeverisë nga presidentja e vendit Gordana Siljanovska. Qeveria e re do të ketë 20 ministri dhe katër ministra pa portofol. VMRO-DPMNE po zhvillon bisedime me koalicionin “VLEN” dhe ZNAM për ndarjen e resorëve të eshalonit të tretë.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

 

MARKETING