(VIDEO) Taravari: Petar Bogoevskin do ta dërgojmë në gjyq për shkak të gjuhës së urrejtjes

(VIDEO) Taravari: Petar Bogoevskin do ta dërgojmë në gjyq për shkak të gjuhës së urrejtjes

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, ka njoftuar se nesër, përfaqësuesi ligjor i Aleancës për Shqiptarët, do të parashtrojë padi penale ndaj Petar Bogoevskit për veprën penale “Shkaktimi i urrejtjes, përçarjes ose intolerancës mbi baza kombëtare, racore, fetare dhe baza të tjera diskriminuese. “Padia do te dorëzohet në prokurorinë publike në orën 12.00 në Shkup.

Para dorëzimit të padisë do të ketë prononcim për media. Ju ftojmë ta ndiqni aktin”, thuhet në njoftimin e ASH-së.

Kujtojmë se Bogoevski në një shkrim të tij në Facebook, i ka quajtur politikanët shqiptarë “Kope e pa dëfryer”, duke përdorur temra ofendues jo vetëm për ata por edhe për shqiptarët në përgjithësi.

Pse votoni me këmbëngulje për njerëz të cekët, të padëfryer, të flaktë pas veturave, flesherëve, drekave… gjithë këto janë kope e padëfryer, e cila më së shumti ju turpëron juve?!? Pse nuk votoni njerëz qytetarë, të edukuar, njerëz të dëfryer me të kaluar të dëshmuar, njerëz esnaf… keni shumë shqiptarë të tillë!. Juve do t’ua zbardhin fytyrën! Ju do të mburreni me to dhe përfundimisht do të dëshmoni se keni njerëz më të mirë se ne maqedonasit”, ka shkruar mes tjerash Bogoevski.

Aleanca për Shqiptarët e drejtuar nga Ziadin Sela, dje gjatë një reagimi, theksoi se njëri nga partnerët e koalicionit, Petar Bogojeski, mik i kryeministrit dhe presidentes, ofendon rëndë shqiptarët dhe kjo kalon si diçka normale pa i penguar askujt. Për këtë e pati një kundër-reagim vet Bogojevski. “Aleanca për Shqiptarët janë bashkëpunëtorë të dëshmuar të elitave të korruptuara të BDI-së dhe Ali Ahmetit kanë më së paku të drejtë të flasin për moralin, drejtësinë apo mbrojtjen e të drejtave qytetare”, kishte shkruar Bogoevski.

Enis Murtezi /SHENJA/

 

MARKETING