(VIDEO) Taravari: Nuk e mbështesim idenë e BDI-së për rajonalizimin

(VIDEO) Taravari: Nuk e mbështesim idenë e BDI-së për rajonalizimin

Njëri prej liderëve të koalicionit VLEN, Arben Taravari, i pyetur në lidhje me idenë e BDI-së për ndarjen e vendit në bazë të rajoneve, tha se kjo ide nuk është e implementueshme. Ai theksoi se BDI-ja është e mençur kur është në opozitë, por se ideja e tyre është joserioze.

ARBEN TARAVARI, VLEN

Nuk jam kundër ideve, idetë janë të mira, por 22 vjet duke qenë në pushtet nuk e ke menduar decentralizimin që është pjesë e Marrëveshjes së Ohrit, mos të flasim tash për regjionalizimin. Ne kemi dhënë moti kohë idetë për funksionimin më të mirë të shtetit, decentralizimin fiskal dhe përsëri e kemi në program, këto tash kur janë në opozitë ju kujtohen ide të cilët janë rëndë të realizueshme. Unë ju dëshiroj që të jenë opozitë sa më konstruktive dhe të japin kritika aty ku duhet dhe ide që janë të implentueshme, jo ide të cilët veç krijojnë huti dhe skepticizëm”.

BDI 22 vjet ka qenë në pushtet, në qeveri, asgjë prej kësaj që e thotë sot nuk e ka implementuar, as që i ka ra në mend. Tash që janë në opozitë për dy muaj, veç u kujtohen ide të ndryshme”, tha Taravari.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING