(VIDEO) Taravari: Në Qeveri do të shtyjmë përpara disa çështje, sidomos luftimin e korrupsionit

(VIDEO) Taravari: Në Qeveri do të shtyjmë përpara disa çështje, sidomos luftimin e korrupsionit

Kryetari i  Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari, në emisionin ”Intervistë në Shenja”, ka shpalosur  disa prej pikave kryesore që synojnë t’i arrijnë pas përfshirjes në Qeveri. Gjithashtu, Taravari ka bërë të ditur edhe për vijat e kuqe të cilat i kanë vendosur për hyrjen në Qeveri.

ARBEN TARAVARI, KRYETAR I ALEANCËS PRË SHQIPTARËT 

“Ne kishim një kornizë negociuese, flas për platformën programore. Për programin të cilët duhej të sikronizojmë dhe ta plotësojmë atë që Qeveria që e ka pasur. Dhe puna kryesore ishte ajo që është ajo aktuale. Ne e kemi promovuar si paketë të masash prej dikund prej nëntor të vitit 2022 ku e prezantuam para ambasadave më të rëndësishme në Maqedoninë e Veriut. Por edhe para partive politike parlamentare, por edhe para opinionit. Lufta kundër krimit dhe korrupsionit dhe funksionimi i shtetit dhe së drejtës. Fatmirësisht ky projekt ose ky paket i yni korrespondon me programën e ambasadores e SHBA-së por edhe insistimeve të BE-së”

Taravari ka deklaruar se e ka përshtypjen se kryeministri Kovaçevski e sheh se në Aleancë e  kanë nijetin e pastër. Sipas Taravarit, duam të tregojmë njëfarë diference në qeverisje në këto 10 apo 12 muaj që kanë mbetur se mund t’i lëvizim disa punë që kanë ngecur për shumë vjet.

ARBEN TARAVARI, KRYETAR I ALEANCËS PRË SHQIPTARËT 

“Unë shpeh referohen në atë se në 2017-tën kishim shumë kritika kyr hymë në Qeveri. Askush se besonte se për 3-4 muaj do ta bëjmë diferencën me Ministrinë e Shëndetësisë dhe përsëri mendoj se me kuadrot tona kemi shansin që këtë vit t’i bëjmë disa lëvizje dhe jam i vetëdijshëm që nuk mund të bëjmë ndryshime të mëdha për 1 vit por as për një mandat, por përsëri potezat e para pozitive qytetarët dinë t’i vlerësojë. Hyjmë në Qeveri për t’i lëvizur disa punë përpara”

Lideri i Aleancës për Shqiptarët tha se partia të cilën ai e drejton është faktori kryesor i cili tenton ta sjellë ndryshimin te partitë politike shqiptare.

ARBEN TARAVARI, KRYETAR I ALEANCËS PRË SHQIPTARËT 

“Unë pranoj porosi të shumta prej shumë dashamirëve dhe përkrahësve tonë të fuqishëm. Është e vërtetë se Aleanca për Shqiptarët e ka bërë betejën kryesore kundër BDI-së dhe faktori kryesor i cili tenton ta sjellë ndryshimin te partitë politike shqiptare. Unë dua të siguroj çdo anëtar të ASH-së, çdo votues, çdo shqiptarë që nuk është anëtar i ASH-së por i beson ASH-së se nijetin dhe qëllimin i kemi shumë të pastra”

Taravari ka siguruar se asnjëherë nuk hyjnë për të shitur interesin e qytetarit të rëndomtë.

/SHENJA/

MARKETING