(VIDEO) Taravari dhe Osmani në syfyr me qytetarët

(VIDEO) Taravari dhe Osmani në syfyr me qytetarët

Kandidatët shqiptarë për president të shtetit kanë intensifikuar takimet e tyre me qytetarët. Përpos iftareve, tani ata po shfrytëzojnë edhe syfyret, për të promovuar platformën e tyre me të cilën këkrojnë besimin e qytetarëve për zgjedhjet e 24 prillit.

Kandidati i BDI-së, Bujar Osmani, ka njoftuar se syfyrin e ka kaluar së bashku me aktivistët e degës së Shuto Orizarës.

 BUJAR OSMANI-BDI

“Syfir i organizuar nga dega dhe forumi rinor i BDI- Shuto Orizar! Dega Shuto Orizarit e BDI-se vazhdon të jetë degë shembull për aktivitet, kreativitet dhe para së gjithash për shërbim ndaj qytetarëve. Faleminderit degës dhe kryetarit Ilaz Leskovica dhe kryetarit të forumit rinor Besnik Azemi”.

Ndërkaq kandidati për president nga koalicioni VLEN, Arben Taravari mbrëmë shtori syfyr me zjarrfikësit të cilët, siç shprehet Taravari, janë gjithmonë në krye të detyrës.

ARBEN TARAVARI-VLEN

“Një syfyr shumë miqësor me ata që janë gjithmonë në krye të detyrës dhe kujdesen për sigurinë tonë. Agjërim të lehtë e të pranuar”.

Edhe pse zyrtarish fushata parazgjedhore për zgjedhjet presidenciale nis më 4 prill, kandidatët për president dhe partitë që I mbështesin ata ka kohë që  kanë nisur takimet dhe tubimet me qytetarë.

Enis Murtezi /SHENJA/

 

MARKETING