(VIDEO) Takim Rokas – Murtezani: “Plani për rritje” nuk është zëvendësim për anëtarësim në BE

Agjenda reformuese nga Plani për Rritje nuk është zëvendësim për anëtarësim në BE, por është vegël me çka do të mbështeten përgtatitjet e shtetit për anëtarsim në BE. Këtë e theksoi ambsadori i BE-së Mihalis Rokas, referuar 750.4 milionë eurove nga Fondi për Reforma dhe Rritje të Ballkanit Perëndimor për periudhën 2024-2027.
Mihalis Rokas, ambsadori i BE-së
“Realizimi i Agjendës Reformuese nga Plani për Rritje duhet të rezultoj me një fitore të trefisht, rritje e integrimit, gjëra të kapshme për qytetarët dhe në mënyrë plotësuese resurse plus në buxhetin e shtetit, me çka do të mbështeten reformat kyçe. Rezultatet do të vlerësohen dy herë në vit dhe mjtete do të lirohen në pajtim me oraret e gjysëmvjetoreve dhe si do të jenë qëllimet ashtu do të bëhen edhe pagesat drejtë buxheteve nacionale”.
Ambasadori potencoi se këto janë plotësim i asaj që veç ekziston për agjendën reformuese dhe agjenda për RMV-në është 750. 4 milion euro, krahas atyre të programeve IPA që e kalojnë shifrën e 500 milion eurove në grante për financim.
Përfitimet e këtij plani, ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani tha se do t’i ndjejnë edhe qytetarët.
Orhan Murtezani, ministër për Çështje Evropiane
“Përmes këtij Plani, qytetarët do të munden qartë t’i dallojnë rezultatet dhe efektet konkrete të reformave – nga përmirësimi i mjedisit biznesor dhe hapja e vendeve të reja të punës, deri te konkurrenca më e madhe ekonomike dhe përforcimi i institucioneve demokratike. Në këtë mënyrë, Plani jo vetëm që do të rrisë vizibilitetin e aktiviteteve të cilat i realizojmë me ndihmën e BE-së, por gjithashtu do të përforcojë besimin e qytetarëve në procesin reformues dhe të ardhmen evropiane të shtetit tonë”.
Ambasadori Rokas uroi vendin që ishte i parë nga shtetet e Ballkanit Perëndimor që e nënshkroi marrëveshjen për mjetet të cilat janë për Planin e Rritjes dhe uroi gjithashtu për siç e quajti ai, agjendën e mirë reformuese.
Emine Ismaili Luzha /SHENJA/