Sallë e re sportive në Medresenë “Isa Beu”, Elmazi: Të rinjtë meritojnë kushte më të mira
Kryetari i Komunës së Sarajit, Muhamed Elmazi, ka nënshkruar lejen e plotfuqishme për ndërtimin e sallës së sportit në Medresenë “Isa Beu” në Kondovë.
Përmes një statusi, Elmazi bëri të ditur se vendimin e nënshkroi pas takimit me drejtorin e Medresesë, Islam Islami, duke theksuar se salla e re do t’u mundësojë nxënësve të zhvillojnë aktivitete sportive në kushte më të mira.
“Krahas dijes dhe edukimit shpirtëror, të rinjtë tanë meritojnë hapësira ku mund të zhvillojnë aftësitë fizike, të kultivojnë disiplinën dhe të ndërtojnë një të ardhme të shëndetshme”, ka shkruar Elmazi.
Ai ka theksuar se Komuna e Sarajit do të vazhdojë të mbështesë projekte që përmirësojnë kushtet për rininë dhe sjellin përfitime për komunitetin.

