(VIDEO) Studentët nuk dorëzohen, sërish protestojnë më 18 maj

(VIDEO) Studentët nuk dorëzohen, sërish protestojnë më 18 maj

Studentët shqiptarë më 18 maj do të jenë përsëri në rrugë për të përsëritur kërkesën që provimi i jurisprudencës të mbahet në gjuhën shqipe.

I pyetur nga TV Shenja lidhur me protestat studentore, kryeministri Hristijan Mickoski kërkoi durim, duke deklaruar se ka forca politike që protestat jo vetëm i mbështesin, por edhe i shfrytëzojnë për interesa të tyre politike. Ai akuzoi se të njëjtat struktura për më shumë se 20 vite nuk kanë ndërmarrë asnjë hap konkret për zgjidhjen e këtij problemi.

Megjithatë, Mickoski tha se Qeveria është duke punuar për një zgjidhje të qëndrueshme, të bazuar në rekomandimet e Komisionit të Venedikut, duke theksuar se synimi është një zgjidhje që do të jetë e pranueshme dhe e drejtë për të gjitha palët.

HRISTIAN MICKOSKI, KRYEMINISTËR

Jam i bindur se shumë shpejtë do të dalim me propozim vendim për zgjidhje të problemit. Jam i bindur gjithashtu se kjo zgjidhje do të jetë e përgatitur në bazë të rekomandimeve të komisionit të Venedikut dhe në bazë të standardeve ndërkombëtare. I lus të gjithë ata që janë pjesë e këtij procesi të jenë të durueshëm sepse në vend ka forca politike që, nuk duan që vendi të jetë i përparuar, i zhvilluar dhe vend në të cilin ka reforma. Por më shumë duan që në vendin tonë të ketë konflikte, protesta”.

Kjo është protesta e dytë studentore me kërkesë që provimi i jurisprudencës të mbahet në shqip. E para ishte më 6 prill të këtij viti. Organizatorët e kësaj proteste janë grup studentësh të cilët veçmë kanë filluar përgatitjet për protestën e re.

Mevludin Imeri /SHENJA/

MARKETING