(VIDEO) Spiropali kërkon zbatimin e konsekuent të Marrëveshjes së Ohrit
Mandatin e nisi me vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, e në takimin e parë me homologun e saj, Timço Mucunski, ministrja shqiptare e eurointegrimeve, Eliza Spiropali kishte disa porosi që i drejtoi drejt politikanëve po edhe institucioneve të vendit. Duke cituar të dhëna nga regjistrimi i fundit, Spiropali tha se në situatën aktuale gjeopolitike, shqiptarët kanë rol të rëndësishëm dhe vendimtar në rrugëtimin e RMV-së.
ELIZA SPIROPALI, MINISTRE E EUROINTEGRIMEVE NË SHQIPËRI
Këtu jeton një komunitet shtetëformues shqiptar që arrin deri në 30% të popullsisë së përgjithshme sipas censusit të fundit. Shqiptarët e RMV-së janë një faktor progresist, pro-europian vendimtarë për stabilitetin demokratik dhe orientimin euro-atlantik. Prandaj në klimën e sotme gjeopolitike, ku ndikimet e aktorëve të tretë shtohen dhe kërcënimet hibride po bëhen më agresive rroli konstruktiv i shqiptarëve dhe përfaqësuesve të tyre politiknë shumicë dhe opozitë mbetet jetik. Respektimi i gjuhës shqipe, i identitetit etnik dhe përfaqësimit të drejtë janë detyrime që duhen zbatuar plotësisht dhe pa ekuivokë
Spiropali para gazetarëve në Shkup foli për rëndësinë e Marrëveshjes së Ohrit dhe inkurajoji institucionet në zbatimin e së njëjtës.
ELIZA SPIROPALI – MINISTRE E EUROINTEGRIMEVE NË SHQIPËRI
Duke njohur këtë realitet, ne mirëpresim dhe inkurajojmë zbatimin konsekuent të Marrëveshjes së Ohrit. Marrëveshja e Ohrit është një dokument paqeje dhe bashkëjetese i garantuar ndërkombëtarisht. Jemi mirënjohës SHBA-ve si aleat i të dy vendeve dhe presidentit Trump për përfshirjen e aktit të demokracisë dhe prosperitetit të Ballkanit Perendimorë që mbron paqen, rendin demokratik dhe vetë marrëveshjen kornizë të Ohrit
Ministrja Spiropali garantoi se Shqipëria si vend do të interesohet në vazhdimësi në kuadër të obligimeve kushtetetuese për shqiptarët jashtë vendit. Përndryshe, veç Mucunskit, Spiropali ka takuar edhe kryeparlamentarin Gashi, po edhe deputetet femra të partive politike shqiptare. Ajo nesër pritet t’i takojë edhe krerët e partive politike shqiptare, të pushtetit dhe opozitës.
Mevludin Imeri /SHENJA/

