(VIDEO) Spasovski: Së shpejti kallëzime penale për njoftuesit e vendosjes së bombave

(VIDEO) Spasovski: Së shpejti kallëzime penale për njoftuesit e vendosjes së bombave

Së shpejti, një grup i qytetarëve të Maqedonisë së Veriut do të marrin kallëzime penale për terrorizëm dhe do të përgjigjen për njoftime të rreme për bomba në shkolla dhe objekte të tjera, thotë ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, në një intervistë javore për Radion Evropa e Lirë. Duke komentuar akuzat e opozitës se favorizon grupe të caktuara kriminale, Spasovski pretendon se nuk ka seleksionim në luftën kundër krimit. Ai tha se për ata ka qenë shumë e rëndësishme që siguria e qytetarëve, nxënësve dhe stafit mësimdhënës të jetë në nivelin më të lartë të mundshëm dhe absolutisht asgjë nuk ka ndryshuar me protokollet në atë pjesë, prandaj siguria duhet të mbahet në nivel të lartë.

OLIVER SPASOVSKI, MINISTËR I PUNËVE TË BRENDSHME

“Tashmë kemi bërë kallëzim penal ndaj një të mituri dhe praktikisht po depërtojmë në një grup personash që kanë marrë pjesë në dërgimin e raporteve në mënyrë elektronike dhe me saktësi duke përdorur adresat VPN etj. dhe jemi në një pozicion që shumë shpejt i gjithë grupi do të zbulohen plotësisht, do të ngrihet kallëzim penal për veprën penale të terrorizmit. Kjo si dukuri na lejoi që praktikisht të bëjmë ndryshime në pjesën e protokolleve për qasjen”.

Spasovski tha se duhet të ketë përgatitje të mirë për çdo punë. Ai potencoi së duhej më shumë kohë për të parë praktikat që të mblidhej Këshilli i Koordinimit të Shërbimeve të Sigurisë në mënyrë që ekipi operativ që u formua të përgatiste një propozim për masa të tilla për t’i paraqitur në Ministrinë e Brendshme, për të përgatitur të gjithë pakon me protokolle dhe ato të miratohen.

OLIVER SPASOVSKI, MINISTËR I PUNËVE TË BRENDSHME

“Është tregues se që nga miratimi i protokolleve të reja nga dita e nesërme, kemi pasur një reduktim apo ndërprerje serioze të raportimeve. Ajo tregon vetëm se është punuar intensivisht jo vetëm në përgatitjen e procedurës, por edhe nga ana e hetimeve. Dhe ne zbuluam vetëm atë grup kriminal që merrej me raportime të tilla, për një pjesë të madhe të raportimeve për një periudhë më të gjatë kohore dhe për disa institucione ku ishin denoncimet”.

Spasovski theksoi se bëhet fjalë për shtetas të Maqedonisë së Veriut dhe shtoi se kanë ngritur një kallëzim penal për një të mitur, por se kemi të bëjmë edhe me një grup tjetër që janë të ndërlidhur sa i përket raportimeve.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING