(VIDEO) Sot festohet dita e fjetjes Fjetjes së Zojës së Bekuar
Me rastin e festës së madhe të krishterë të Fjetjes së Zojës së Bekuar, presidentja Gordana Siljanovska Davkova ka deklaruar se festimi i kësaj feste do të thotë të kremtosh dhe respektosh traditat dhe vlerat familjare pa dallim gjinie, feje apo etnie.
Gordana Siljanovska Davkova, presidente
“Të gjithë qytetarët e Maqedonisë, pa dallim gjinie, feje apo etnie, janë pjesë e një familjeje, prandaj është e vështirë dhe solidare të ndërtojmë shtëpinë tonë të përbashkët, duke e bazuar bashkëjetesën në respektin reciprok, mirëkuptimin dhe mirësinë. Qofshim të gëzuar festat edhe për shumë vite”.
Në urimin e kryeministrit Hristian Mickoski, theksohet se kjo ditë dhe festë gjen përkrahje të madhe nga populli besimtar dhe festohet me përulësi, kënaqësi e respekt.
Hristian Mickoski, kryeministër
“Vepra e saj është vërtet madhështore dhe me të drejtë, kjo ditë dhe festë gjen përkrahje të madhe nga populli besimtar dhe festohet me përulësi, kënaqësi e respekt. Njëkohësisht sot është dita e minatorëve, të cilët i uroj nga zemra”.
Edhe kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi iu drejtua të gjithëve besimtarëve të Kishës Ortodokse Maqedonase duke i përgëzuar për festën.
Afrim Gashi, Kryetar i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut
“Festa të tilla le të na kujtojnë se gjithmonë kemi qëndruar dhe do të qëndrojmë në të ardhmen pranë njëri-tjetrit dhe së bashku me njëri-tjetrin. Duhet t’i kujtojmë vetes që të mos harrojmë se modestia, sinqeriteti, ndershmëria dhe ngrohtësia mes njerëzve, pavarësisht nga përkatësia e tyre”.
Në kuadër të festës, urimet kanë qenë të shumta edhe nga shumë politikan të tjerë nga ku kryesisht urojnë për të gjithë shëndet lumturi dhe paqe.
Anida Murati /SHENJA/