(VIDEO) Snopçe për kthimin e Fetait tek partia amë: Në politikë asnjëherë mos thuaj jo
Pasi ditë më parë Arben Fetai dha dorëheqje nga posti i zv/kryeministrit dhe ministrit për Qeverisje të Mirë, fati i tij ende nuk dihet se ku do të përfundojë. Për këtë çështje, Televizioni Shenja ka pyetur deputetin e Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe, se a ekzistonë mundësia që Fetai të kthehet në partinë amë, pra në ASH, por si duket kjo është e pa mundur, pasi Snopçe tha se nuk mendon për një gjë të tillë. I pari që ka kërkuar llogari nga Fetai, Sponçe tha se ka qenë pikërishtë ai, ndërsa shtoi se Fetai për momentin është i dëshpëruar politkishtë, pasi sipas tij, Fetai ka dhënë shumë kritika kundrejtë ish bashkëpartiakëve të tij.
HALIL SNOPÇE, DEPUTET I ASH-SË
“Nuk e di, ndonjë indikacion tjetër nuk kemi për momentin dhe nuk ma merr mendja se mund të ndohe diçka e tillë, por në politik thuhet një fjali, asnjëher mos thuaj jo, por nuk ma merr mendja, sepse faktikishtë mendoj se ai është i dëshpëruar politikishtë, sepse ka dhënë shumë kritika, ka përdorur shumë fjalë të rënda ndaj bashkëpartiakët të ASH-së, ish miqëve dhe shokëve të tij dhe ai në një far forme ra në grackën e njejtë faktikishtë. Ato fjali që i ka përdorur ndaj neve, i bie që i ka përdorur ndaj vetvetës, kështu që edhe poltika mendoj që duhet të ketë një dozë morali”.
Ndërkaq, për çështjen e dorëheqjes së Arben Fetai gjatë ditës së djeshme foli edhe kryeminstri, Hristijan Mickoski, i cili tha se në pjesën e dytë të qershorit do të nis rikonstruimi i qeverisë, ndërsa mohoi zërat se Fetai nuk ka shkuar në punë me muaj të tërë.
Kujtojmë se Arben Fetai, ka qen kuadër i koalicionit të atëhershëm VLEN, që përfaqësonte Aleancën prë Shqiptarët të mbetur në qeveri, por kur VLEN vendosi të shkrihen në një parti, Fetai nuk u pajtua dhe pastaj vijojë edhe dorëheqja e tij.
Samir Mustafa /SHENJA/

