(VIDEO) Snopçe kërkon llogari nga ministri për fyerjen e tifozëve
Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe, sot nga foltorja e Kuvendit ka reaguar ndaj fyerjeve anti shqiptare që u bënë gjatë ndjeshjes së futbollit mes Vardarit dhe Bashkimit. Snopçeka akuzuar FFM-në dhe referin e ndjeshjes se nuk ka reaguar ndaj fyerjeve të tifozëve, ndërkaq ka kërkuar llogari nga ministri i Sportit se çfarë aktivitete ka ndërmarrë për të zgjidhur këto probleme.
Halil Snopçe
“Pyetja ime zotëri ministër është se – çka keni ndërmarrë si ministër i Sportit në këtë drejtim? A keni komunikuar me kryetarin e lidhjes futbolistike, çka ju ka raportuar ai? A keni komunikuar me ministrin e Brendshëm? A keni pyetur ministrin – mos vallë policia ka qenë e ashpër në një ndeshje sportive, duke mbajtur anë dhe jo duke qenë në nivelin e detyrës së saj dhe çka është mendimi juaj në lidhje me këtë incidente”.
Ndërkaq, ministri i Sportit, Borko Ristovski i ka bërë thirrje deputetit që të mos e politizojë këtë problem. Ai tha se, ministria e Sportit po punon dhe veç më ka pasur takime me disa grupe të tifozëve për të qetësuar situatën.
Borko Ristovski, ministër i Sportit
“Problemet mes grupeve të tifozëve janë probleme shumë dekadëshe. Mendoj se të gjithë së bashku duhet të punojmë në qetësimin e tensioneve dhe të punojmë së bashku që dalë nga dalë të ulët ai presion dhe me kalimin e kohës të zhduket, sepse me të vërtetë nuk është e lehtë as për Ministrinë e Brendshme, as për kryetarin e federatës dhe në fund të ditës, as për sportistët që janë pjesë e asaj ngjarje të pakëndshme”.
Kujtojmë se, më 21 shkurt gjatë ndeshjes Bashkimi Vardari, tifozët maqedonas “Komitët”, kanë brohoritur thirrje raciste ndaj shqiptarëve. Pas kësaj, FFM dënoi skuadrën e Vardarit me një ndeshje pa publik dhe gjobë prej 5 mijë eurove për shkak të organizimit të dobët të sfidës dhe thirrjeve fyese në baza nacionale të tifozëve të tyre.
Teuta Buçi /SHENJA/

