(VIDEO) Skender Rexhepi Zejdi: Dikush në kampin maqedonas nuk e pranon përfshirjen e partive të komuniteteve në frontin evropian

(VIDEO) Skender Rexhepi Zejdi: Dikush në kampin maqedonas nuk e pranon përfshirjen e partive të komuniteteve në frontin evropian

Kryetari i Partisë Lëvizja Populli, Skender Rexhepi-Zejd, i ftuar në emisionin “Intervistë në SHENJA”, është pyetur në lidhje me çështjen e nënshkrimit të marrëveshjes me partinë turke se, a do të pranojnë maqedonasit këtë apo jo. Zejdi tha që kjo marrëveshje është për herë të parë dhe se kjo do i dhemb dikujt në kampin maqedonas, mirëpo këtë ata duhet ta kuptojnë pasi që shqiptarët dhe maqedonasit janë dy shtylla që e mbajnë shtetin.

SKENDER REXHEPI-ZEJD, KRYETARI I PARTISË LËVIZJA POPULLI

Bile do ju dhemb, sepse ato janë mësuar deri sot me atë logjik që me disa subjekte të komuniteteve tjera të mundohen të ndikojnë tek vendbanimet shqiptare për ta vazhduar diskriminimin e tyre që e kanë dy tre dekata me radhë. Megjithatë, ky diskriminim zhvillimor ekonomik, arsimor por edhe kulturor është proces që do të ndalet se maqedonasit do të duhet ta kuptojnë që, shqiptarët dhe maqedonasit janë dy shtylla kryesore që e mbajnë shtetformësinë e këtij vendi, komunitetet tjera vetëm se e ndihmojnë dhe përfitojnë nga këto dy shtylla aq të fuqishme”.

Ndërkaq, bashkimi i partive me “Frontin Europian”, të cilin e kryeson Bashkimi Demokratik për Integrim, Zejd tha se me gjithë të metat që ai ka përmendur në të kaluarën, bashkë më Lëvizjen Populli, Aleancën e Ziadin Selës, PDSH-në me partitë e tjera, do të jetë shpresë për shqiptarët dhe se ky front është krijuar për t’i bërë ballë opozitës maqedonase e nuk ka frikë opozitën shqiptare.

SKENDER REXHEPI-ZEJD, KRYETARI I PARTISË LËVIZJA POPULLI

“Hera e parë i ndodhë BDI-së që bën një front kaq të madh politik. Nuk e bënë për shkak të frikës ndaj opozitës, opozita fare nuk është arsyje për t’u frikësuar, asnjë subjekt politik nga Fronti Europian. Ne e bëmë këtë front për t’u ballafaquar me opozitën maqedonase të cilët kërkojnë qeverisje pa shqiptarët”.

Zejdi shtoi se tani fronti është i përbashkët dhe nuk vendos vetëm BDI dhe se në  zgjedhjet e ardhshme nuk shkon vetëm BDI por Fronti Europian bashkë me 7-8 objekte. Ai tha se ky front është bërë duke gëlltitur shumë nga personalja, duke bërë shumë kompromise për interesat më madhore të shqiptarëve. /SHENJA/

MARKETING