(VIDEO) “Skenari rus”, në Tetovë dhe Gostivar do të ketë prani të shtuar të policisë

(VIDEO) “Skenari rus”, në Tetovë dhe Gostivar do të ketë prani të shtuar të policisë

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, pohon se është e dyshimtë që Sektori për Punët e Brendshme Tetovë (SPB) ka marrë shef të ri disa ditë para ardhjes së tij në detyrë, dhe gjithashtu edhe fakti që Qeveria nuk ka lejuar që ai komandant të ndërrohet. Ministri bëri të ditur se janë takuar me komandantin e policisë ku dhe mori garanci se do të ketë zgjedhje të qetë, por se do të ketë siguri të shtuar policore në Tetovë dhe Gostivar.

Megjithatë, në intervistën në Radio Europa e Lirë, Toshkovski tha se problem thelbësor është se pse pikërisht qeveria në mënyrë flagrante e shkel ligjin, dhe Ligjin për Qeverinë, veçanërisht dispozitat që kanë të bëjnë me zgjedhjet.

Pançe Toshkovski, ministër i Punëve të Brendshme

“Dhe në të njëjtën kohë, ai guxon të mos më lejojë mua si ministër i propozuar nga opozita, të caktoj shefin e vetëm një departamenti të punëve të brendshme, ai është SVR Tetovë. Në të njëjtën kohë, ai nuk duhet të lejojë zëvendësministrin shtesë, i cili vjen nga radhët e LSDM-së, të emërojë një kryetar shtesë të SPB-së së Tetovës, e cila është kompetente të kujdeset për sigurinë dhe për zgjedhje të ndershme dhe demokratike pikërisht në rajon të Tetovës, Gostivarit dhe rrethinës”.

Ministri thotë se Ndryshimi në SPB Tetovë, është i rëndësishëm pasiqë, për VMRO DPMNE-në është me rëndësi zbatimi i ligjit dhe të jemi të gjithë të barabartë para tij.

/SHENJA/

 

MARKETING