(VIDEO) Skandali në aeroport, Kurti të hënën në Shkup, takohet me Mickoskin

(VIDEO) Skandali në aeroport, Kurti të hënën në Shkup, takohet me Mickoskin

Pas shumë akuzash, reagimeve  dhe arsyetimesh dhe se a janë prishur marrëdhëniet diplomatike mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, kjo pritet të del në pah të hënën, pasi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të bëjë vizite zyrtare në Maqedoninë e Veriut, ku do të takojë homologun e tij, Hristijan Mickoskin.

Kjo vizitë e Kurtit  ngjall interesim më të lartë pasi më 1 gusht, në aeroportin e Shkupit, ndodhi një incident mes Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit dhe sigurimit të aeroportit, ku këta të fundit i  kanë kërkuar të dorëzonte sendet personale për skanim, duke çuar në një përplasje mes ekipit të saj të sigurisë dhe stafit të aeroportit.

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të hënën do të bëjë një vizitë pune në Maqedoni të Veriut, ndërsa do të jetë i shoqëruar nga ministrat e kabinetit qeveritar.ai sqaroi se vizita është dakorduar më 20 korrik.

PËRPARIM KRYEZIU, ZËDHËNËS I QEVERISË SË KOSOVËS

“Kryeministri Kurti, i shoqëruar nga ministra të kabinetit qeveritar, të hënën do të zhvillojë një vizitë pune në Maqedoninë e Veriut. Atje do të ketë një takim bilateral me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut me të cilin do të diskutojnë rreth raporteve bilaterale, bashkëpunimit rajonal dhe projektet  infrastrukturore me interes për dy shtetet. Realizimi i kësaj vizite është dakorduar me 20 korrik”.

Pas skandalit në aeroport në  fokus të takimit do të jetë edhe përmirësimi  marrëdhënieve diplomatike. Përveç me Mickoskin,  kreu i ekzekutivit kosovar do të ketë takime edhe  me ministrat e kabinetit qeveritar.

Pas atij incidenti që ndodhi në aeroportin e Shkupit, vijuan një sërë reagimesh nga më të ndryshmet,  madje është konsideruar edhe skandal diplomatik. Njëra ndër reagimet më të ashpra ishte edhe ajo e ministres së Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, e cila  njoftoi  se I ka dërguar një notë proteste autoriteteve të Maqedonisë së Veriut pas incidentit të së enjtes në aeroportin e Shkupit me Presidentet Vjosa Osmani. Në njoftimin e ministrisë, kërkohet që autoritetet e Maqedonisë së Veriut, të ndërmarrin masa të menjëhershme për të hetuar këtë rast dhe për të siguruar që ngjarje të tilla të mos përsëriten në të ardhmen.  Ndërsa, në reagimin e Presidencës së Kosovës, u tha  se situata në Aeroportin e Shkupit nuk mund të shpjegohet e as të vlerësohet ndryshe, përveç se si një provokim i pastër dhe tendencë për të shkaktuar incident.

Regim pati edhe nga Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut. Ata kanë shprehur  keqardhjen për siç thonë, keqkuptimet që ndodhën gjatë vizitës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në aeroportin ndërkombëtar të Shkupit. Në komunikatë  theksohet se MPJ e Maqedonisë së Veriut tashmë ka kërkuar informacion nga të gjitha institucionet kompetente për ngjarjen në aeroport dhe se do të marrin  masa për të shmangur situata të tilla në të ardhmen. Reagimet nuk munguan as partitë politike në vend.  Partitë shqiptare në Pushtet dhe opozitë akuzuan njëra tjetrën për incidentin.

Samir Mustafa /SHENJA/

 

MARKETING