(VIDEO) Skandali i stentave, Aliu takoi mjekun që ngriti dyshimet për keqpërdorimet në spitalet

(VIDEO) Skandali i stentave, Aliu takoi mjekun që ngriti dyshimet për keqpërdorimet në spitalet

Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu sot kishte takim me mjekun Sashko Kedev, ku janë shkëmbyer informacione lidhur me konstatimet e mjekut se janë kryer intervenime të panevojshme kardiokirurgjikale tek pacientët në spitalet private.

Ministri Aliu në takim ka rikujtuar se do të dërgohen shkrime, me të cilat të gjitha institucione private shëndetësore janë të detyruar nga 15 shtatori ta informojnë Ministrinë, gjegjësisht Drejtorinë për Shëndetësi Elektronike për të gjitha kontrollet dhe intervenimet e kryera.

Ndërkohë, nga Minstria thonë që janë të hapur për bashkëpunim dhe u bëjnë thirrje të gjitha palëve të interesuara që kanë ndonjë informacion për parregullësi të mundshme në sistem, të drejtohen menjëherë në Ministri, pasi që për ta transparenca është një nga shtyllat kryesore të punës.

Ministria e Shëndetësisë

Ministria e Shëndetësisë është e hapur për bashkëpunim me të gjithë palët e përfshira dhe u bën thirrje të gjitha palëve të interesuara që kanë ndonjë informacion për parregullsi të mundshme në sistem, të drejtohen menjëherë në Ministri. Transparenca është një nga shtyllat kryesore të punës së Ministrisë së Shëndetësisë dhe ka rëndësi thelbësore për përmirësimin e proceseve në sistem”.

Megjithatë, siç paralajmëroi minisri i Shëndetësisë, Azir Aliu, lista me emrat e ekspertëve të huaj duhet të kompletohet sot. Ministri Aliu të shtunën njoftoi se një ekspert do të jetë nga Sllovenia, i dyti është vendosur të jetë nga Italia, ndërsa për përzgjedhjen e të tretit në lojë janë emra nga Austria dhe Gjermania, ekspertë këta të cilët do të vërtetojnë nëse janë bërë operacione të panevojshme në spitalet private.

Anida Murati /SHENJA/

MARKETING