(VIDEO) Situata në Gostivar, qytetarët tashmë dhjetë ditë pa ujë të pijshëm

(VIDEO) Situata në Gostivar, qytetarët tashmë dhjetë ditë pa ujë të pijshëm

Vera zakonisht din të jetë sfiduese për njerëzit, por këtë vit më së shumti e pësoi Gostivari. Në kulmin e sezonës verore, temperaturave të larta, kthimit të mërgimtarëve në vendlindje, ata mbetën pa ujë. Por më shqetësuesja ishte se rreth 3000 banorë, u helmuan nga uji i pijshëm. Situata zyrtarisht u bë e ditur vetëm më 17 korrik, kur numri i qytetarëve që kishin kërkuar ndihmë mjekësore kishte shkuar në 1200.

MARKETING

Description of image

Diare, të vjella, dhimbje barku dhe temperaturë, kishin pothuajse të gjithë përsonat që shkuan në spital për të kërkuar shërim. Arsye këtë herë u bë e njohur shumë shpejtë. Edhe pse institucionet nuk nguteshin me deklarata zyrtare, u bë e njohur se helmimi kishte ndodhur nga uji. Kur shqetësimi i qytetarëve ishte rritur, bashkë me numrin e qytetarëve që vazhdonin të paraqiteshin në spital, nga institucionet kërkohej që në Gostivar të shpallej epidemi. E këtë e bënë autoritete shëndetësore ditën e shtunë. Kurse vetëm një ditë më vonë Qeveria shpalli gjendje krize në Gostivar për 30 ditë. Ndërsa, menjëherë të hënën policia doli me njoftimin se e kanë arrestuar drejtoreshën e Ujësjellësit të Gostivarit Artana Asani, së bashku me dy zyrytarë tjerë të ndërmarrjes. E më pas prokuroria i konfirmoi dyshimet e qytetarëve, se Ndërmarrja e Ujësjellist kishte pompën e ujit nga një kanal i hapur e kanë vënë në funksion te dy nga pompat e ujësjellësit, me qëllim që ta rrisin presionin e ujit, mirëpo kjo bëri që bakteriet e dëmshme, të jenë të pranishme rreth 48 herë më shumë se sa sasia e lejuar, si dhe prani shumë e lartë e bakterieve fekale.

Ndërkohë, paraprakisht Agjencia e Ushqimit dhe Veetrinarisë e ndaloi rrepsisht përdorimin e ujit për të gjitha llojet e përdorimit.

E në këtë situatë kaotike, mbeti edhe i mjegulltë fakti që rezultatet e fundit të Qendrës së Shëndetit Publik të publikuara më 29 qershor thonin se uji në Gostivar është i përshtatshëm për pije, ndërkohë që Prokuroria në njoftimin e saj tha se uji atje ka qenë i ndotur që më 25 qershor.

Kurse kryetari i Komunës Valbon Limani, në të gjitha paraqitjet për media që ka pasur këto dy javë ka thënë se nuk ndjen përgjegjësi për situatën me ujin.

Emine Ismaili Luzha /SHENJA/

MARKETING