(VIDEO) Sistemi “Safe City”, Toshkovski: Në 2026 do të vihet në funksion në gjithë shtetin

Sistemi “Safe City”, do të testohet një muaj para se të vihet plotësisht në funksion. Kështu njoftoi ministri i Brendshëm, Pançe Toshkovski. Fillimisht do të funksionoj në Qytetin e Shkupit, komunën e Tetovës dhe Kumanovës. Ndërsa në gjithë shtetin sipas Toshkovskit, pritet që të vihet në funksion deri në mesin e 2026-tës.
Pançe Toshkovski, ministër i Punëve të Brendshëm
“Para se të nis funksionimi formal i sistemit, së paku 1 muaj para, do të fillojmë me periudhën testuese, ku do të informohen qytetarët dhe gjithë shoferët se kanë bërë shkelje të caktuar. Por, formalisht, në pajtim me hyrjen në fuqi të ligjeve që duhet të ndryshohen që të mund të implementohet ky projekt, do të nis më 1 janar 2026. Po punojmë intenzivisht si në ndryshimin e ligjeve”.
Ministri i Brendshëm i Sllovenisë u shpreh se një sistem të ngjajshëm e kanë të vendosur edhe në Slloveni, mirëpo siç theksoi ai, gjatë periudhës së sezonit veror, nuk ka asgjë që mund të ndihmoj.
Boshtjan Pokllukar, ministër i Brendshëm i Sllovenisë
“Në Slloveni jemi përballur me sfida të shumta të kësaj natyre, sidomos në zonën e autostradave. Kemi të vendosur sistem ‘smart-trafik‘, por fatkeqësisht në zona të caktuara dhe në periudha të caktuara, siç janë veturat që kalojnë tranzit gjatë kulmit të sezonit veror, atëherë asnjë sistem nuk mund të na ndihmoj. Ne sigurisht po punojmë në këtë drejtim”.
Gjatë vizitës së tij zyrtare në RMV, ministri slloven bëri me dije se kanë nisur bashkëpunimin për një asociacion rajonal të Akademisë Policore në Ballkan.
Emine Ismaili Luzha /SHENJA/