(VIDEO) Sindikata kërkov rimbursim të shpenzimeve të ushqimit dhe pagë minimale 450 euro

(VIDEO) Sindikata kërkov rimbursim të shpenzimeve të ushqimit dhe pagë minimale 450 euro

Lidhja e Sindikatës së Maqedonisë së Veriut (SSM) tradicionalisht organizon protesta më 1 maj. Kryetari i SSM-së, Sllobodan Trendafilov, sqaron se këtë vit do të kërkojnë kthimin e shpenzimeve për ushqim dhe transport në vlerë prej 20% të pagës mesatare dhe rritje të pagës minimale, në të paktën 450 euro, tashmë në 100 ditët e para të qeverisjes së re.

Sllobodan Trendafilov, kryetar i SSM-së

“Ne do të kërkojmë kthimin e shpenzimeve të ushqimit dhe transportit, një e drejtë që e humbëm në vitin 2009 për shkak të sistemit të llogaritjes së pagës bruto. Do të kërkojmë rritje të pagave dhe që në 100 ditët e para të qeverisë së re, veçanërisht rritja e pagës minimale të jetë së paku 450 euro, aq sa është në rajon që të mos vihemi në situatë ku qytetarët tanë, punëtorët nga Maqedonia të ndërtojnë ekonomi të tjerëve dhe të punojnë për interesat e të tjerëve”.

Kryetari megjithatë, potencoi se punëtorët në Maqëdoni po përballen me presion për ekzistencën e tyre për shkak të rritjes së kostos së jetesës, si dhe pagave të ulëta dhe se punëtorët janë tepër të pakënaqur me gjithçka. Ai vazhdon duke thënë se për shkak që ata kanë qenë të shurdhër kundër kërkesave të tyre gjatë periudhës së kaluar do të protestojnë.  Thekson punëtorët në “Pyjet e Maqedonisë” që tre muaj nuk e kanë marrë rrogën, dhe punëtorët në “Vodostopanstvo” që nuk e kanë marrë rrogën e fundit.

Protesta do të fillojë në ora 11:00 para Shtëpisë së Punëtorëve më 1 maj, më pas punëtorët do të shkojnë në Kuvend, Odën Ekonomike dhe do të përfundojnë para Qeverisë. /SHENJA/

MARKETING