(VIDEO) Sindikata e Arsimit paralajmëroi protesta nëse nuk rriten pagat në arsim
Sindikata e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës paralajmëron për protestë dhe aktivizimin e masave më radikale sindikaliste nëse nuk ka rritje të menjëhershme të pagave të stafit arsimor. Nga Këshilli i SASHK-së theksuan se pranuan kërkesën e Kabinetit të Kryetarit të Qeverisë për një periudhë shtesë për negociata prej një jave, pra deri në fund të shtatorit. Por, tutje thonë që nëse edhe pas kësaj periudhe nuk arrihet një zgjidhje pozitive për anëtarët e SASHK-së, gjegjësisht për të punësuarit në arsimin fillor dhe të mesëm, atëherë këshilli do të miratojë vendim për veprimtari të mëtutjeshme sindikaliste, nga ku siç thonë ata, duke mos i përjashtuar edhe ato më radikalet.
Jakim Nedelkov, kryetar i SASHK-së
“Ne jemi gjithmonë pro negociatave në tavolinë, por durimi i disa organizatave sindikale po mbaron. Nëse nuk rriten pagat, nuk përjashtohet mundësia e radikalizimit të pakënaqësisë. Këshilli i SASHK-ut konstaton se negociatat për lidhjen e marrëveshjeve të reja kolektive në arsimin fillor, të mesëm dhe profesional duhet të fillojnë menjëherë dhe ato të përfundojnë sa më shpejt”.
Ndërkaq, sqarojnë se rritja e pagave, pra harmonizimi i tyre me rritjen e pagës minimale, u ngec për shkak të zgjedhjeve të dyfishta që u mbajtën këtë pranverë, kështu që, sipas tyre, pritshmëritë ishin që qeveria e re të përfundonte procesin me të cilin punonjësit e arsimit duhej të merrnin një rritje të pagave me 12.5%.
Megjithatë, nga SASHK shtojnë se qeveria e re vendosi që të mos e bëjë këtë, pra këtë vit mësuesit dhe profesorët nuk do të kenë rritje page, dhe nga ku njoftuan se kjo do të ndodhë vitin e ardhshëm në mars, ku do të kenë ngritje nga 10 deri në 12%.
Anida Murati /SHENJA/