(VIDEO) Sindikalistët ndërkombëtarë: Qeveria të ketë kujdes për dialogun social

“Ne ndjekim dhe raportojmë se çka është duke ndodhur në këtë vend” kështu u shpreh sekretarja e Konfederatës së Sindikatave Europiane Tea Jarc lidhur me situatën aktuale në vend për kërkesat e Lidhjes së Sindikatave të vendit për rritjen e pagës minimale. Ajo tha se janë vazhdimisht në kontakt me Komisionin Europian i cili çdo vit publikon raportet për përparimin e vendeve dhe theksoi se, e njoftojnë Komisionin se si është gjendja me dialogun social. “Nëse dialogu social nuk respektohet në ato vende ajo pasqyrohet ne raportin e përparimit të vendit dhe nga ai raport varet se si do të përparojë vendi drejt BE-së” potencoi ajo.
TEA JARC, SEKRETARE E KONFEDERATËS SË SINDIKATAVE EUROPIANE
“Të jesh sindikalist është e drejtë qytetare dhe as qeveria as punëdhënësit nuk guxojnë ti sulmojnë sidnikalistet nese është e nevojshme sindikalistët do të dalin edhe në rrugë por ne presim dialog social, institucione demokratike që mundësojnë dialog social. Shpresoj që në RMV sulmet ndaj sindikatave do të ndërprehen dhe të kthehet dialogu social. Ne ndjekim dhe raportojmë se çka është duke ndodhur në këtë vend”.
Fikret Aliç nga Lidhja e Sindikatave të Bosnjës dhe Hercegovinës tha se përkrahin qëndrimet e LSM-së për rritje të pagës minimale.
FIKRET ALIQ, PËRFAQËSUES NGA LIDHJA E SINDIKATAVE TË BOSNJËS DHE HERCEGOVINËS
“Të gjitha qeveritë në rajon, në vendet e ish Jugosllavisë përveq Sllovenisë dhe Kroacisë janë sikur të jenë të lindura nga një nënë, janë identike në mënyrat e tyre të presioneve, kërcënimeve dhe ua pamundësojnë sindikatave ta kryejnë punën e tyre”.
Kreu i Lidhjes së Sindikatave të RMV-së Sllobodan Trendafilov tha se kanë mbështetje nga sindikatat rajonale lidhur me çështjen e pagës minimale.
SLLOBODAN TRENDAFILOV, KRYETAR I LIDHJES Së SINDIKATAVE Të RMV-Së
“Sindikatat reagojnë në presione ashtu me presion pamvarësisht se nga vjen ai presion nga qeveria, partitë politike apo punëdhënësit Vlerat demokrate rruga e dialogut social duhet të na e mundësojë rritjen e pages minimale. Angazhimi ynë është rritja e pagës minimale dhe asnjë parti politike nuk do të mund të na ndalojë në këtë “.
Edhe përfaqësuesit e sindikatave të tjera si ajo e Malit të Zi dhe e Serbisë deklaruan mbështetjen e tyre drejt kërkesa të LSM-së të vendit.
Medina Ajeti Ali /SHENJA/