(VIDEO) Sindikalistët kërkojnë pjesëmarrje masive në protestë

(VIDEO) Sindikalistët kërkojnë pjesëmarrje masive në protestë

Kryetari i Lidhjes së Sindikatave Sllobodan Trendafilov ka bërë thirrje për dalje të të gjithë të punësuarve në protestën të cilën do ta mbajnë ditën e nesërme. Ai thotë se kjo protestë është shprehje e pakënaqësisë për pagat të cilat siç thotë ai janë më të ulëta në rajon. Trendafilov theksoi se në protestën e nesërme do të kërkojnë rritje të pagave në mënyrë që të mund t’i përballojmë çmimet aktuale në supermarkete.

SLLOBODAN TRENDAFILOV, KRYETAR I LIDHJES SË SINDIKATAVE TË RMV-SË

Lidhja e sindikatave do të del në protestë, për të kërkuar rritje të pagës minimale në 500 euro dhe rritje të të gjitha pagave të tjera për 100 euro, për të kërkuar rritje të pagave për të gjithë. Protesta është një mënyrë për të shprehur pakënaqësinë me nivelin e pagave, të cilat janë më të ulëtat në rajon dhe më gjerë. Lsm u bën thirrje të gjithë atyre që kanë qëllime të mira për punëtorët ti bashkohen protestës”.

I pyetur lidhur me masat e qeverisë për kufizimin e marzhave Trendafilov tha se ato dhanë një rezultat të pjesshëm. Ai vlerësion se tregtarët në kurriz të punëtorëve kanë fituar kapital të madh.

SLLOBODAN TRENDAFILOV, KRYETAR I LIDHJES SË SINDIKATAVE TË RMV-SË

“Shporta minimale sindikale tregoi se çmimet e 63 produkteve bazë që ne i masim janë ulur vetëm për 6.78 %. Nuk ishin as afër 10 apo 10 % ashtu siç premtuan tregtarët. Fatkeqësisht, qeveria, si shumë herë më parë, është mashtruar prej tyre. Shpresoj se nuk do t’i lejojë ata ti manipulojë për herë të tretë, të katërt dhe të pestë. Ne për masat e reja qeveritare do të flasim më 2 maj, nesër do të kërkojmë rritje të pagave tona”.

Është treguar se tregtarët janë lakmitarë, shpresoj se kjo nuk do të ndodhë më 2 maj. Nëse është kështu, ne do të marrim të gjitha masat që kemi në dispozicion dhe që në të kaluarën e kanë inkurajuar qeverinë të marrë masa, të cilat do të zgjasin një periudhë më të gjatë”, tha Trendafilov.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING