(VIDEO) Siljanovska: Ndryshimi i stemës mund të sjellë konflikte të reja

Presidentja e vendit Gordana Siljanovska-Davkova vlerëson se nuk ka nevojë për ndryshim të himnit, ndërsa frikësohet se një stemë e re shtetërore do të sjellë konflikte të reja në kohën kur në botë po ndodhin ndryshime dramatike.
SILJANOVSKA DAVKOVA, PRESIDENTE
“Së pari nëse po më pyesni për himnin, nuk mendoj se ka absolutisht nevojë për të ndryshuar himnin. Himni nuk pasqyron kurrë të tashmen, gjithmonë pasqyron kujtesën historike, gjenezën dhe ne nuk kemi të drejtë, nuk kam dëgjuar të ndryshohet qoftë edhe brenda BE-së, në përpjekje për të miratuar Kushtetutën e BE-së në vitin 2005, ishte paraparë një himn, por nuk erdhi deri aty. Gjatë historisë, të gjitha kombet kanë krijuar këngë ose himne që janë simbolet më të rëndësishme shtetërore, prandaj tekstet e himneve në shumicën e vendeve janë në Kushtetutë”
Sipas presidentes, kur bëhet fjalë për stemën, ajo ka simbole që tregojnë më shumë për gjeografinë sesa çdo gjë që ka qenë një shenjë gjatë historisë.
SILJANOVSKA DAVKOVA, PRESIDENTE
“Kam vetëm një dilemë për momentin e hapjes së pyetjes. Nuk e mohoj që gjatë historisë simboli më i përhapur ishte luani, i kuq mbi një bazë floriri dhe për këtë ka pasur diskutime mes partnerëve të koalicionit. Dilema ime është kjo: sa herë që fillojmë të diskutojmë për këto lloj çështjesh, çështje etnike, simbole, e bëjmë me aq pasion sa nuk kemi kohë të përballemi me dilemat e vërteta.
“Nëse sot flasim për ndryshime dramatike, duhet të përshtatemi me ndryshimet dramatike, kam frikë se do të hyjmë në konflikte të reja dhe simbolet duhet të bashkohen, jo të përçajnë”, tha Siljanovska.
Medina Ajeti Ali /SHENJA/