(VIDEO) Siljanovska-Davkova: Duhet të mendojmë për shërbimin vullnetar ushtarak

(VIDEO) Siljanovska-Davkova: Duhet të mendojmë për shërbimin vullnetar ushtarak

Presidentja Gordan Siljanovska-Davkova, si komandant suprem i Forcave të Armatosura, sot nga Ohri tha se duhet të hapet debat për kthimin e shërbimit ushtarak në baza vullnetare. Ajo tha se ka të rinj që dëshirojnë ta bëjnë shërbimin ushtarak dhe kjo duhet t’u mundësohet atyre.

Presidentja e cila sot mori pjesë në stërvitjen demonstruese të pjesëtarëve të Ushtrisë nga Batalioni i Forcave Speciale të cilët po zhvillojnë stërvitje në kampin stërvitor të ujit të liqenit të Ohrit tha se është e nevojshme të mendohet në këtë drejtim, të inicohet një diskutim, të dëgjohen edhe ekspertët për këtë çështje.

GORDAN SILJANOVSKA, PRESIDENTE

Disa nga të rinjtë kanë dëshirën që një ditë të jenë pjesë jo vetëm e një ushtrie profesioniste, por vullnetarisht në forcat e armatosura, pse të mos ua mundësojmë. Mendoj se atëherë qëndrimi ndaj ushtrisë do të jetë më pozitiv. Të hapet tema, të diskutohet, të dëgjohen argumentet, të testohet disponimi i njerëzve”.

Pas dekleratave të presidents ka reaguar LSDM, e cila i rikujton asaj se shërbimi vullnetar ushtarak ka dy dekada që ekzistion.

LSDM

Siljanovska Davkova tregon injorancë të plotë të fushave të kompetencës së saj. Bën sugjerime për një lloj konsultimi për çështje që janë zgjidhur prej kohësh. Do të kishte mjaftuar të lexonte të paktën një pjesë të ligjit që përcakton kompetencat e saj, ligjin e mbrojtjes dhe do të kishte parë se shërbimi vullnetar ushtarak parashikohet në dhjetë nene. Dhe kështu ka qenë për gati dy dekada”.

Sipas LSDM-së Presidentja konfirmoi edhe një herë humbjen në postin e Komandantit të Përgjithshëm të Ushtrisë.

Përkatësisht, sipas Ligjit për Ushtrinë, shërbimi ushtarak i qytetarëve përbëhet nga 1) shërbimi ushtarak vullnetar dhe 2) shërbimi në forcat rezervë të Ushtrisë. /SHENJA/

MARKETING