(VIDEO) Shporta minimale sindikale në qershor arrin 68.654 denarë
Një familjeje me katër anëtarë i nevojiten të paktën 68.654 denarë në muajin qershor për të mbuluar shpenzimet bazë mujore, tregojnë të dhënat më të fundit për Shportën Minimale Sindikale, të publikuara sot nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë. Nëse familja nuk ka banesë në pronësi dhe jeton me qira në një apartament prej 60 metrash katrorë, barra financiare rritet ndjeshëm, duke arritur në 84.024 denarë. Krahasuar me muajin e kaluar, kur shporta minimale ishte 68.742 denarë, është shënuar një ulje minimale prej vetëm 88 denarësh.
Shpenzimet më të shumta shkojnë për ushqim dhe pije, për të cilat nevojiten 25.120 denarë, që përbëjnë 36,6% të buxhetit të përgjithshëm familjar, pastaj vijnë shpenzimet për arsim, ku për nevojat edukative të familjes ndahen 7.192 denarë ose 10,5%.
Për veshje dhe këpucë janë llogaritur 6.511 denarë (9,5%), ndërsa shpenzimet bazë komunale (ujë, energji elektrike, ngrohje) për ata që kanë banesë në pronësi arrijnë në 6.379 denarë (9,3%).
Më tej, për rekreacion dhe kulturë në qershor janë paraparë 5.592 denarë (8,1%), për transport nevojiten 5.089 denarë (7,4%), ndërsa për ushqim në restorante dhe shërbime hoteliere janë planifikuar 4.131 denarë (6,0%).
Në fund të listës janë shpenzimet për komunikime me 3.677 denarë (5,4%), higjiena personale dhe mirëmbajtja e shtëpisë me 2.667 denarë (3,9%), shëndetësia me 1.196 denarë (1,7%) dhe mallra e shërbime të tjera me 1.100 denarë (1,6%).
TABELË
ushqim dhe pije 25.120 denarë
arsim 7.192 denarë
veshje dhe këpucë 6.511 denarë
shpenzime bazë komunale 6.379 denarë
rekreacion dhe kulturë 5.592 denarë
/SHENJA/

