(VIDEO) “Shporta e Vitit të Ri”, përplas VMRO-DPMNE-në me LSDM-në

(VIDEO) “Shporta e Vitit të Ri”, përplas VMRO-DPMNE-në me LSDM-në

 

LSDM ka akuzuar se Shporta e Vitit të Ri është një manipulim klasik i pushtetit që nënvlerëson qytetarët dhe fsheh problemin real për të cilin nuk ka zgjidhje, që është rritja e çmimeve të produkteve. Sipas LSDM-së, qeveria e Mickoskit la qëllimisht hapësirën dhe kohën, kështu që tregtarët tashmë i rritën çmimet para se të zbatohej masa.

 LSDM

“Tashmë çmimet realisht nuk do të ulen, por tregtarët thjesht do t’i kthejnë në nivelin që kanë qenë dhe kjo në fakt nuk do të thotë ulje dhe nuk sjell asnjë përfitim për qytetarët. Bëhet fjalë për çmime të dakorduara për të cilat vetë qeveria thotë se nuk do të ketë penalitete nëse ndonjë nga tregtarët nuk i respekton. Inflacioni në muajin nëntor arriti në 4.3%, ndërsa kostoja e jetesës shënoi rritje prej 3.5%”.

LSDM kërkon masa urgjente dhe sistematike për mbrojtjen e standardit jetësor të qytetarëve, përfshirë heqjen e TVSH-së për ushqime, masë kjo që  realisht do të ulë çmimet në afat të gjatë dhe do të rrisë pagën minimale.

VMRO i është kundërpërgjigjur në mënyrë të menjëhershme akuzave të LSDM-së. VMRO thekson se LSDM e rriti TVSH-në për produktet ushqimore dhe përpiqej të bindte qytetarët se patatinat janë  produkt i pashëndetshëm dhe luksoz, ndërsa  shporta e Vitit të Ri përfshin 1000 produkte për herë të parë.

VMRO I ka rikujtuar LSDM-së se gjendja e keqe ekonomike në shtet dhe standardi i qytetarëve janë pasojë e shtatë viteve të qeverisjes së tyre.

VMRO-DPMNE

“Gjatë qeverisjes së tyre, i çuan mbi 500 mijë qytetarë në kufirin e varfërisë, të cilët e kalonin ditën me vetëm 150 denarë, pensionistë që protestonin para qeverisë me kavanoza të zbrazët sepse pensionet që u jepte qeveria e LSDM-së nuk mjaftonin as për të bërë zahire dimri”.

VMRO akuzon se inflacioni gjatë periudhës së qeverisjes së LSDM-së ishte një numër dyshifror, dhe ekonominë e shkatërruan për llogari të firmave të afërta me ta, të cilat fituan miliona.

Sipas VMRO-së me masat ekonomike efikase të marra nga qeveria, çmimet e produkteve bazë ushqimore në mënyrë reale po ulen. /SHENJA/

MARKETING