(VIDEO) “Shporta e shkurtit” për 521 denarë më e lartë se e janarit

(VIDEO) “Shporta e shkurtit” për 521 denarë më e lartë se e janarit

Që nga dita e sotme e deri më 30 prill, mbi 1000 produkte ushqimore dhe joushqimorë pritet të lirohen pas vendimit të Qeverisë për kufizimin e marzhës dhe ngrirjen e çmimeve të disa produkteve, pasi në Gazetën Zyrtare janë publikuar vendimet e Qeverisë për kufizimin e marzhave bruto të fitimit dhe për ngrirjen e çmimeve të një pjesë të produkteve.

Ndërkaq, Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM) kumtoi  se shporta minimale sindikale për muajin shkurt është 63 773 denarë dhe është për 521 denarë më e lartë sesa në janar të këtij viti kur ishte 63 252 denarë. Nga ku shtuan se me banesë me qira prej 60 metra katrorë, është 79 148 denarë. Po  ashtu LSM ka bërë edhe përllogaritjen e ndarjes së shportës, duke theksuar  veshmbathjet, taksat e banimit, higjienën, shëndetin si dhe transportin.

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM)

“Nga shporta minimale sindikale një familje katëranëtarëshe për ushqim dhe pije duhet të ndajë 23 427 denarë apo 36,7 për qind, për veshmbathje 5.800 denarë apo 9,1 denarë, për taksën e banimit, ujë, energji elektrike dhe ngrohje 6.096 denarë apo 9,6%. Për higjienë dhe mirëmbajtje të higjienës në shtëpi duhet të ndahen 2.195 denarë apo 3,4% prë shëndet 1.135 denarë apo 1,8%, për transport 4.844 denarë apo 7,6%”.

Tutje ata, thonë se për komunikime, një familjeje katëranëtarëshe në shkurt të këtij viti iu deshën 3.417 denarë apo 5,4% e shumës së shportës minimale, për rekreacion dhe kulturë 4.592 denarë apo 7,2%, për arsim 7.036 denarë apo 11%, për restorante dhe hotele 4.131 denarë apo 6,5%, ndërsa për mallra dhe shërbime të tjera 1.100 denarë apo 1,7%. Ndërkaq nëse jetojnë në banesë me qira, sipas LSM-së plotësisht nevojiten 21.471 denarë.

 Anida Murati /SHENJA/

MARKETING